Liria e njeriut ndërmjet hallallit dhe haramit


خُطْبَةُ الجُمُعَةِ

إِنَّ الحَمْدَ للّهِ نَحمَدُهُ ونَستَعِينُهُ ونَستَهدِيهُ ونَشكُرهُ ونَعُوذُ بِاللّهِ مِنْ شُرُورِ أنفُسِنا وسَيّئاتِ أعْمالِنا . مَنْ يَهْدِ اللّهُ فلا مُضِلَّ لَهُ ومَنْ يُضْلِلْ فلا هَادِيَ لَهُ. وأشهد أنْ لا إلهَ إلا اللهُ وحدَهُ لا شريكَ لَهُ ولا مَثِيلَ لَهُ ولا ضِدَّ ولا نِدَّ لَهُ، وأشهدُ أنَّ سيدَنا وحبيبَنا وقائدَنا وقُرَّةَ أعْيُنِنا محمدًا عبدُهُ ورسولُهُ وصَفِيُّهُ وحَبِيبُهُ. صَلّى اللّهُ وسلَّمَ عليهِ وعَلَى كُلِّ رَسُولٍ أرْسَلَهُ.
أمَّا بَعْد فَيا عِبَادَ اللّهِ إنِّي أُوْصِيكُمْ وَنَفْسِي بِتَقْوَى اللَّهِ العَلِي العَظِيمِ ، وأحِثُّكُمْ عَلَى طاعَةِ اللّهِ ، وأسْتَفْتِحُ بِالّذِي هُوَ خَيْر ، وإنَّ خَيْرَ الكَلامِ كَلامُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلّ. قَالَ اللَّهُ تَعالَى : ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحاً عَسَى رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ﴾ سورة التحريم آية 8.

Vëllezër të dashur,
Falënderimi i qoftë Allahut i cili na bëri të mundur t’i jetojmë çastet më të bukura të ramazanit të bekuar dhe në të ta forcojmë besimin tonë, t’i rrisim veprat e mira dhe ta zbukurojmë sjelljen tonë. Ramazani është thesar i pashtershëm i mirësisë dhe i vlerës së gjithëmbarshme.
Arritja e vlerave të mirëfillta është shtegu i karakterit ngjitës dhe është rezultat i qëllimit të mirë, i angazhimit dhe përpjekjes së dhënë. Në përfundim sjellë suksesin, kënaqësinë dhe fatin e përhershëm në këtë – botën kalimtare dhe në të ardhmen – botën e amshueshme. Nga ana tjetër, bërja e mëkatit është e karakterit zbritës – nuk kërkon angazhim, jep ndjenjë të rrejshme dhe të fitimit por nuk sjellë sukses. Mirëpo, pasojat e tij janë të rënda dhe të dhembshme, si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.
Ramazani si e mirë e përgjithshme e pashtershme paraqet provim dhe test serioz të perceptimit njerëzor të lirisë e cila është nga Allahu xh.sh., e dhënë në aspekt të zgjedhjes së mënyrës së jetës e cila inkuadron: besimin, veprimin dhe mirësjelljen.
Çështja thelbësore e jetës së njeriut është besimi i mirëfilltë. Mbi njeriun është që ta bëjë zgjedhjen vendimtare. Mundësia e zgjedhjes së lirë, besimit apo mosbesimit, parashtron përgjegjësinë e plotë dhe ballafaqimin e tij me pasojat e përcaktimit të tij. Allahu xh sh. ka thënë:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ ...

“S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!” (El-Bekareh, 256).
إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا .
“Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës. “ (El-Insan, 3).

Si shihet nga ajetet e cekura, nuk është e diskutueshme a e posedon njeriu lirinë dhe mundësinë e zgjedhjes së rrugës së tij jetësore – zgjedhja e besimit apo e mosbesimit është çështje e secilit veç e veç. Këtu, natyrisht, fjala është për lirinë të kuptuar si sfidë dhe cilësi e jetës së njeriut e cila nënkupton përgjegjësi. Liria e zgjedhjes e vendos njeriun në rrugën e cila shpie në ballafaqim me pasojat e të zgjedhurës. Mirëpo, jemi dëshmitarë se si liria gjithnjë e më shumë dhe më tepër përpiqet të interpretohet si hapësirë për lëvizjen apo për heqjen e kufijve ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Vendosja e kufijve të hallallit dhe të haramit (të lejuarës dhe të ndaluarës), respektivisht të mirës dhe të keqes, do të ishte krejt e gabueshme të quhet zvogëlim apo heqje të lirisë. Nëse liria është dhuratë e Allahut xh. sh., cilësi në jetën e njeriut në këtë botë, kurse është, ajo është e tillë vetëm atëherë kur qartë janë të përcaktuar kufijtë ndërmjet asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe dhe kur është dhënë shenjë në pasojat që medoemos pasojnë pas zgjedhjes. Në të vërtetë, pasojat e asaj që e kemi zgjedh lirisht në mënyrë specifike përcaktojnë edhe pikarritjen e lirisë sonë. Nëse liria kuptohet si rast për bërjen e së keqes dhe dhënies pas asaj që është e keqe, kjo do të jetë rruga e futjes në robëri të lajthitjeve e cila vjen si pasojë e zgjedhjes së gabueshme.
Liria e zgjedhjes sjellë sprovën e madhe e cila veçantë është e shprehur në kohën në të cilën jetojmë. Me fjalë të tjera, për shkak të përmbajtjes e cila, jo rrallë, dhe nën sloganin e të drejtave dhe lirive të njeriut, lansohet rreth nesh, njeriu është nën presion të vazhdueshëm t’i nënshtrohet trendit të të kuptuarit të lirisë si rrugë të lëvizjes apo të heqjes së kufijve ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Nëse liria e zgjedhjes kuptohet dhe merret si rast për refuzimin e nënshtrimit ndaj Krijuesit dhe bërjen e vazhdueshme të mëkatit, kjo do të jetë heqje më direkte e lirisë. Nëse e bën zgjedhjen e tillë të gabueshme njeriu do të jetë në kategori të atyre të cilët nuk kanë dëshiruar të sundojnë me veten dhe u bënë robër të epsheve të tyre.
وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنَ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِنَ اللَّهِ

“ E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? (El-Kasas, 50).
Ramazani është rast i veçantë për vështrimin e korrektësisë së zgjedhjes sonë dhe verifikimit të kriterit tonë mbi vlerat e mirëfillta dhe analizën deri në ç’masë kriteri ynë është i bazuar në udhëzimet universale kur’anore. Ky muaj i bekuar është edhe muaj i takimit tonë më intensiv me Kur’anin dhe ky është rast i mirë që të kujtohemi se si në Kur’an jepen orientimet gjatë zgjedhjes së vlerave bazore. Llukman hekimi i urtë e këshilloi të birin e tij:

لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ .
“E, atë ditë kur të arrijë Ora, ata (besimtarët dhe jobesimtarët) do të ndahen.” (Llukman, 14).
Zgjedhja e tevhidit – besimit në një Zot – është garancioni i vetëm i sigurisë dhe shpëtimit të njeriut. Shirku është padrejtësia më e madhe ndaj vetvetes sepse njeriu nëpërmjet shirkut e braktis dhe e mohon të Vërtetën, e thyen thelbin dhe esencën e qenies së vet dhe cakun bazor të ekzistimit njerëzor me çka vetes ia ndalon xhenetin, ndërsa ia siguron xhehenemin. Pra, a mundet njeriu t’i bëjë vetes padrejtësi më të madhe?

إِنَّهَا إِنْ تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ فَتَكُنْ فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ .
““O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë. (Llukman, 16).
Faza vijuese thelbësore e orientimit në zgjidhjen e rregullt është ndërtimi i vetëdijes se Allahut xh. sh. nuk i mbetet asgjë e fshehtë, që Ai çdo gjë sheh dhe se për çdo gjë është i njoftuar. Kjo është rruga më e mirë e vendosjes së vetëkontrollit të fuqishëm që lirisë së dhuratë të Allahut xh. sh. i jep kënaqësi të veçantë në jetën e njeriut. Besimi në Allahun e madhëruar dhe vetëdija se asgjë nuk i mbetet e fshehur, se çdo gjë do të shënohet në librin e veprave të njeriut dhe në Ditën e gjykimit do të prezantohet, është edukuesi më i mirë dhe motivi më i fuqishëm që çdo vepre, çdo veprimi, çdo fjale dhe ideje t’i qasemi sipas parimit kur’anor: E mira dhe e keqja nuk janë të njëjta!
أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ إِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ .
“O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve! (Lukman, 17).
Pasi që zgjedhja e lirë rezulton me besimin në Allahun xh.sh. dhe me bindjen se asgjë nuk mund t’i fshihen Krijuesit tonë, ndërtimi i personalitetit nëpërmjet namazit vjen si pasojë logjike dhe e pashmangshme në rrugën e arritjes së vlerave të mirëfillta dhe sendërtimit të suksesshëm të synimit bazor të jetës.
Namazi është lidhja e përditshme e njeriut me Krijuesin, komponent e fuqishme edukative dhe rojtar i fortë i dinjitetit tonë moral:
... Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut ... (29:45). Për këtë shkak, braktisja e namazit ka pasoja mjaft të rënda për individin por edhe për bashkësinë: Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh. (19:59). Nëpërmjet namazit personaliteti moralisht i ndërtuar ka të gjitha parashtrimet të merr pjesë në ndërtimin e mjedisit të shëndoshë.

وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ . وَاقْصِدْ فِي مَشْيِكَ وَاغْضُضْ مِنْ صَوْتِكَ إِنَّ أَنْكَرَ الْأَصْوَاتِ لَصَوْتُ الْحَمِيرِ.
“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”! (Llukman, 18-19)
Në fund të këshillimit të Llukmanit djalit të tij e cila theksohet në Kur’anit, synimi vendoset në kulturën e komunikimit me njerëzit. Kërkohet respektimi i çdo personaliteti, dinjiteti por jo edhe mendjemadhësia, qëndrim dinjitoz dhe i matur në çdo gjë. Me këtë arrihet cilësi në raportet ndërnjerëzore dhe hapen dyert e veprimit të suksesshëm edukativ mbi anëtarët e Bashkësisë.
Koha në të cilën jetojmë me përmbajtjet të cilat ofrohen, janë sfidë serioze dhe pashmangshëm imponojnë që të forcohemi në fe dhe në mënyrë adekuate të përgatitemi për kundërvënie negativiteteve në ardhje. Assesi nuk duhet lejuar që neve dhe brezave të reja ta errësojë vizionin mbi vlerat e mirëfillta dhe që lirinë e zgjedhjes sonë ta shkrijë në robërim epsheve dhe pasioneve.
أَفَمَنْ كَانَ عَلَى بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّهِ كَمَنْ زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ
“Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të Zotit të tij me atë që i zbukurohen punët e veta të shëmtuara dhe lëshohet pas pasioneve të veta? (Muhammed, 14)
Lutja jonë le të jetë:
“O Krijuesi ynë, mos lejo që zemrat tona të lajthisin, kur tashmë në rrugë në drejtë na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirën Tënde; Ti, vërtet, je Ai i cili dhuron shumë!”

Përktheu: N. Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme