HUTBEJA E REIS'UL-ULEMASË SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PROF. DR. MUSTAFA CERIQ

HUTBEJA E REIS'UL-ULEMASË
SË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS,
PROF. DR. MUSTAFA CERIQ
NË XHAMINË E GAZI HUSREVBEGUT NË SARAJEVË

(E premte, 26. xhumad’el-ahir 1427/21 korrik 2006)

الحمد لله الذي هدانا لهذا و ما كنا لنهتدي لولا أن هدانا الله لدينه القويم و شرعه الحكيم، فرضينا بالله ربّا، و بالاسلام دينا، و بمحمد صلي الله عليه و سلّم نبيّا و رسولا و إماما، فله الحمد – سبحانه و تعالي – علي ما لا يحصي من نعمه الجزيلة، جُعِلْنا من أمة سيّدنا محمد خاتم النّبيّين، و المرسلين، و إمام المتّقين، و قائد العز المحجلين، صلوات الله المباركات و تسليماته الزاكيات عليه، و إخوانه، و آله، و صحابته من المهاجرين، و الانصار، و الذين آمنوا – سبقا و إحسانا – بالنبيّ الامين و عزروه و نصروه و اتبعوا النور الذي أُنزل معه ألولئك هم المفلحون
و نسأله تعالي الرحمة و الرضوان لمن تبعهم باحسان من إخواننا في الدين من خلال القرون إلي هذا الجيل، الذي إحتسبنا فيه عند الله تعالي من قضوا نحبهم في سبيله، و ندعوه جلّ جلاله أن يحفطنا و من ينتظر مستقيمين علي أمره و ما بدّلوا تبديلا، و يختم لنا بخير علي خطي الذين أنعم الله عليهم من النبيّين و الصدّيقين و الشهداء و حسن أولئك رفيقا .


Vëllezër dhe motra të nderuara,

Pasi e vrau vëllain e vet të pafajshëm Habilin, Kabili iishte i magjepsur aq shumë sa që harroi ta varrosë vëllain. Vetëm pasi iu dërgua një korb që t’i tregojë si ta gropojë trupin e vdekur të vëllait të tij, Kabili e kuptoi peshën e krimit që e kishte bërë.

Për këtë arsye “Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë. „ (El-Kur'an, 5:32).

Duket se kurrë sikur sot nuk ka qenë më me rëndësi që të dëgjohet ky mesazh hyjnor. Dhe kurrë sikurse sot nuk është aq e qartë që vrasja e njerëzve të pafajshëm në Liban, Palestinë dhe Izrael është sikurse vrasja e tërë njerëzisë.

Dhe kurrë sikurse sot pasardhësit e Ibrahimit – sikur djalit të Ademit Kabilit – nuk janë të thirrur që të lexojnë, mësojnë dhe përvetësojnë nga Tevrati, Inxhili dhe Kur’ani që “kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e shpëton (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte shpëtuar të gjithë njerëzit.“

Vallë e kanë harruar pasardhësit shpirtëror të Ademit,. Nuhit, Ibrahimit, Musait, Isait dhe Muhammedit a.s. urdhërin e Zotit nga Sinai? MOS MBYT!

Kush e nxiti sërish Kabilin të vrasë? Si kjo që Kabili tash nuk e sheh as korbin e zi? Si kjo që këtë herë Kabili nuk e sheh dhe nuk e dëgjon askend? As atë që turpërohet para vetvetes nga e keqja që jehon në vendin e të parëve të shenjtë? Ndaj me të drejtë disa pyesin: Ku është Habili t’i thotë vëllait të vet:

“Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” (El-Kur'an, 5:27-28).

E qartë, nuk është Kabili! Zëri i Habilit nuk mund të dëgjohet nga kërcitja shumë e fuqishme e bombave të luftës që bijnë nëpër fshatra dhe qytete të Libanit, që për disa të cilët shikojnë TV-të paraqet argëtim, si ndonjë film horor dhe asgjë më shumë. Kjo është kështu, sepse si të sqarohet ndryshe që edhe pas qindra bomba në Liban dhe Gazë, pas qindra raketa në Izrael, nuk mund ta zgjojnë ndërgjegjen e fjetur të njerëzisë? Si kjo? Disa kanë të drejtë të mbrohen, duke vrarë civilë të pafajshëm, kurse disa nuk kanë të drejtë as të ushqehen nga prodhimet e vendit të vet dhe nga puna e vet?

Kush dëshiron të posedojë monopol në hakmarrje? Monopol mbi bombën? Monopol mbi dhembjen dhe vuajtjen?

Jo, askush nuk mund të posedojë monopol mbi hakmarrjen! Askush nuk mund të posedojë monopol mbi bombën? Dhe askush nuk mund të posedojë monopol mbi dhembjen dhe vuajtjen!

Por, çdokush sot ka të drejtë dhe obligim ta ngrejë zërin kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Liban, Palestinë dhe Izrael! Sepse, atje është djepi i frymës dhe shpirtit të njerëzisë. Ndaj, vrasja e një njeriu të pafajshëm është sikur vrasja e tërë njerëzisë. Dhe për këtë shpëtimi i një njeriu është sikur shpëtimi i tërë njerëzisë.

Askush sikur ne në Sarajevë nuk ka më shumë të drejtë, por as obligim ta ngrejë zërin kundër bombardimit të Bejrutit dhe raketimit të Haifes, sepse ne më së miri e dimë çka do të thotë të jetosh në qytet nën rrethim pa ujë dhe ushqim, pa rrymë dhe mbrojtje nga granatat.

Së këndejmi, le të dëgjohet në të gjitha anët e botës nga qyteti ynë Sarajeva: Ndalni luftën në Lindje! Ndalni vrasjen e fëmijëve të pafajshëm! Për Zotin, ndalni gjakderdhjen e njerëzve në vendin e shenjtë!

Po as vendi i shenjtë më nuk mund të bartë aq gjak të njerëzve të pafajshëm!

Mjaft u bënë luftra të shenjta! Është koha të dëgjohet fjala e shenjtë në të cilën komunikohet paqa e shenjtë për të gjithë njerëzit dhe popujt ku ka mundësi të jetojnë pasardhësit e Ibrahimit, Musait, Isait dhe Muhammedit a.s. në paqë dhe harmoni!

Kjo jo vetëm që është e mundur, por është e nevojshme për shkak të paqës dhe lumturisë së tërë njerëzisë. Së këndejmi, ne thërrasim, në emër të Zotit, Krijuesit të qiejve dhe Tokës, bijtë e Izraelit, bijtë e Ibrahimit, bijtë e Musait, bijtë e Isait dhe bijtë e Muhammedit a.s., që t’i kthehen Një Zoti, i cili na ka krijue dhe na ka ndarë me emra, fise dhe popuj të llojllojshëm se si të njihemi dhe respektohemi ndërmjet veti në unitetin e diversiteteve tona në të cilat është në të cilat qëndron domethënia e jetës tokësore.

Vëllezër dhe motra të nderuara, ta lexojmë sot lutjen drejtuar Allahut të lartësuar që të ndalet lufta në Lindje – në Irak, Palestinë, Liban dhe në Izrael.

Të bëjmë lutje te Zoti i madhëruar që të fuqishmëve t’ua ndriçojë mendjen, kurse të dobtëve t’ua japë sabrin!

Të bëjmë lutje te Zoti i dashur për paqë të drejtë dhe të vazhdueshme për popullin palestinez dhe izraelit!

Të bëjmë lutje te Allahu i gjithëfuqishëm që vendi i shenjtë – Kudsi të bëhet vend i takimit, vend i besimit dhe shpresës, vend i paqes dhe lumturisë, vend ku bashkohet qielli dhe Toka në begatinë e Zotit.

Krahas kësaj lutje, është detyrë e jona, inshaAllah, që të xhumanë tjetër, në të gjitha xhamitë tona në vendlindje dhe diasporë, të tubojmë ndihma për të pësuarit në Liban.

Besoj se do t’i përgjigjeni thirrjes sonë dhe të xhumanë vijuese, pas namazit të xhumasë, ta jepni kontributin tuaj për ndihmë viktimave të pafajshme.

O Allahu i plotëfuqishëm, na forco të jetojmë dhe punojmë për paqë dhe lumturi në këtë botë!

O Allahu i gjithëdijshëm, na mëso e këshillo se paqja jonë është në paqën e tjetrit dhe se lumturia jonë është në lumturinë e tjetrit!

O Allahu i Mëshirshëm, na mëshiro nëse gabojmë!



Përktheu: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme