Gazetarja e vdekur në Egjipt

Gazetarja e re egjiptase ishte në kampin e Vëllezerve Musliman derisa ushtria me mjetet më brutale i sulmoi protestuesit në njërin nga kampet e vendosjes. Nënës së saj ia dërgon një SMS, ku dokumentohet drama që po ndodhte në kryeqytet. Në moment nuk vijnë lajme të reja: Habiba kishte vdekur.

Kajro – Në mesin e asaj kasaphane të mërkurën në Kajro gjendet edhe gazetarja Habiba Ahmed Abd al-Asis, 26 vjeqare. Ajo ishte për pushime në vendlindje – Egjipt, dhe dëshmitare e mbytjes së qindra njerëzve dhe plagosjes së mijëra të tjerëve.
Habiba qysh në orët e hershme të mëngjesit ishte në lëvizje në rrugët e Kajros, me sa duket në anën e Vëllezërve Musliman. Rreth orës 6 i shkruan nënës së saj një SMS nga Kajro. Këto lajme nëna e saj i ka dërguar në gazetën e botuar në Dubai „The National“. Ku dokumenton përjetimet e tmerrshme në kryeqytetin egjiptian – dhe orët e fundit të Habibas.
Në pyetjen e nënës së saj: „A ka shumë policë dhe ushtarë?“ Habiba përgjigjet: „Po, por lëvizjet e tyre u ngjajnë një luftë nervash“.
Kah ora 7.30 h. nëna pyet: „Si je »? Habiba përgjitjet: « Tri lloje të medikamenteve kam marrë. Ështe shumë ftoftë dhe po dridhem. Turma e njerëzve është e jashtëzakonshme dhe e alarmuar. Lutu për ne nënë“.
Pas pak lajmërohet përsëri: „Pas pak do të shkoj tek platforma. Këtu janë mjetet e blinduara.“ Nëna me SMS ia dërgon një dua. „O Zot jepu fitore“. Ajo nuk e dinte se këto ishin kontaktet e fundit me të bijën.



Babai i saj mbeti i palënduar

Habiba Ahmed Abd al-Asis punonte si gazetare për gazetën „Xpress“ të Emirateve të Bashkuara Arabe, që nga prilli i vitit 2012. Në atdheun e saj në Egjipt ajo kishte shkuar për të festuar Bajramin.
Kjo vajzë e re ishte simpatizante e Vëllezërve Musliman, dhe sa duket në momentet kur ushtria egjiptase po i sulmonte protestuesit në kampin Rabaa al-Adawija, ajo ishte aty.
Vëllezërit Musliman sqaruan, forcat e sigurisë nuk kishin parasysh njerëzit duarthatë, ata gjuajtën me armë të zjarrta. Në anën tjetër, ushtria akuzoi islamistët se gjatë pastrimit të kampit u ndesh me njerëzit e armatosur. E vërteta është ndryshe, ushtria dhe policia është përgjejgëse për të gjithë të vrarët. U vranë qindra njerëz, gjithashtu edhe Habiba.
Nëna i telefonoi tërë ditën në mobilin e saj. Më 12.46 h. ajo i shkruan vajzës së saj: „Habiba, të lutem më thuaj, mirë je. Të kam telefonuar një mijë herë. Të lutem, e dashura ime, unë jam jashtzakonishe e brengosur. Më thuaj, si je.“
Kur ajo telefonon pak më vonë, mëson se vajzën e saj e kishin vrarë në qendrën Rabaa-al-Adawija, dikush e kishte ngritur telefonin e saj dhe e kishte informuar për lajmin makabër.
Motra më e re i vërteton këto që i shkruam më sipër. Familja dëshiron të udhëtojë për në Kajro. Habiba ishte me babain në Kajro, i cili mbeti i palënduar.



kgp
15. August 2013, 18:24 Uhr
Spiegelonline



Nga gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme