U zbulua sekreti misterioz i fëmijës në foto!!

 Në manifestimin e mbajtur më 11 Korrik 1998, në ato momente të vështira të një tubimi për të rikujtuar dhimbjet e masakrës së Srebrenicës, një djalë i vogël kaloi bllokun e sigurimit dhe u ulë mes rahmetli Alijës dhe komandantit të forcave ushtarake boshnjake asokohe Rasim Deliq. Ka shumë vite që mbetet sekret dhe e paevidentuar se kush ka qenë ky djalë, në këtë foto të famshme që çdoherë rikujton në memoriet e njerëzve luftën e Bosnjës, e posaçërisht masakrën e Srebrenicës. Pas shumë kërkimeve të bëra, del në pah se emri i djalit në foton misterioze është Velid Ahmedoviq. Me keqardhje e them se Velid Ahmedoviqi në vitin 2004, në aksident trafiku, paska humbur jetën.
 Që nga viti 1998, shumëkush mbeti kureshtar për të kuptuar e së paku për ta njohur nga së afërmi këtë fëmijë, i cili në lëndinën e atij livadhi me baltë ju afrua liderit të  madh të rezistencës së luftës boshnjake Alija Izetbegoviq, dhe bëri foton sekrete e misterioze që rikujton çdoherë rezistencës boshnjake . 
 Shumëkush prej vitit 1998 e këndej, ishin kureshtar për të kuptuar e evidentuar fëmijën e vogël në foton që simbolizonte modestinë , fisnikërinë dhe dashurinë e plotë që ndjente lideri Alija ndaj popullit të tij, e anasjelltas ku edhe populli shprehte dashuri të plotë ndaj këtij lideri të madh. Këtë foto të famshme, e që çdoherë në memoriet e boshnjakëve mbetet si simbol i modestisë, fisnikërisë dhe dashurisë ndaj popullit, pas shumë analizave dhe kërkimeve të bëra u evidentua së paku se kush ishte ky fëmijë që atë ditë edhe fali namaz në një rresht me Alijën. 
 Kërkimet e pandashme të bëra brenda dhe jashtë kufijve të Bosnjës për ta evidentuar këtë foto misterioze, e për ta njohur fëmijën e famshëm, nuk jepnin asnjë sinjal pozitiv  të evidentimit, e as më pak as gjësendet private të Alijës, që tash ruhen në muzeun “Alija Izetbegoviq”, nuk dhanë rezultat pozitiv nga këto kërkime dhe  analiza të bëra me shumë vite. 

 Identiteti i fëmijës u zbulua në Facebook 
 
 Këtë foto të famshme me siguri mund ta hasim në çdo skaj të Bosnjës, e së paku duke e shikuar foton në sytë tanë e në mendjet tona bëjmë përpjekje për ta evidentuar të paevidentuarin fëmijë. Kjo foto misterioze i interesoi edhe gazetarit boshnjak Muhammed Mahmutoviq, i cili jeton në Suedi. 
 Fotoja që simbolizon modestinë e Mbretit të Dijes “Alija” u postua në rrjetin social nga gazetari boshnjak Mahmudoviq, si strategji për të evidentuar identitetin e fëmijës. Në rrjetin social FB, Mahmudoviq kërkoi disa të dhëna nga persona që së paku kanë një lidhshmëri me fëmijën në foto, ose së paku kanë njohuri për këtë fëmijë sekret. Pas kësaj strategjie që përdori Mahmudoviq, nga lajmi që kishte postuar fitoi disa të dhëna. Lajmet e para të postuara tregonin se fëmija misterioz qenka i lindur në  fshatin Suçesta të Srebrenicës në vitin 1985 me emrin Velid Ahmetoviq. Ishte tejmase gëzim i madh i Mahmudoviqit, që pas shumë përpjekjeve  ai arriti një detaj të vogël sadopak shpresëdhënës për ta evidentuar emrin e fëmijës, por ishte një fatkeqësi më e madhe për Mahmudoviqin kur kuptoi se  fëmija në fjalë më nuk qenka në jetë. E motra e Velid Ahmedoviqit, Fatima Suljiq e cila jeton në Francë në rrjetin social shkruan se djali në fjalë është vëllai i saj, por që në vitin 2004 vëllai i saj në aksident trafiku paska humbur jetën.  
 Nga ana tjetër në lidhje me faktin se përse gazetari boshnjak ka filluar të kërkoj sadopak një shenjë për këtë fëmijë Mahmudoviq thekson se: “Kjo fotografi, është ndoshta  fotografia që më së shumti më la shenjë në jetë për ta kuptuar brendësinë e saj. Këtë foto për së pari herë e pash në një eveniment që u organizua në Malmoe, pikërisht në muzeun “Alija Izetbegoviq”. Prej këtu ndoshta u informova për së pari herë për këtë fotografi, ku asokohe identiteti i fëmijës në fjalë nuk ishte ende i evidentuar. Ashtu si papritur e pa medituar fare, i tash vetes disi si në qetësi, se le të ndodh çka të ndodh , unë me të gjitha mekanizmat dhe lidhjet që do ti bëjë, do ta kushtëzoj veten që ta gjej identitetin e këtij fëmijës. Vetes disi i thash se unë kam për borxh që ta gjej identitetin e të panjohurit prej shumë vitesh. Dhe  në fund, disi papërtuar më e gjeta edhe kontaktin me motrën e Velidit, ku ajo më kontaktoi”. (theksoi Mahmudoviq për portalin informativ AA).
 Mahmutoviq, shprehet se vlera e madhe e fotos qëndron edhe në atë se kësi lloj fotoje më asnjëherë nuk do të mund të sheh njerëzia. Më tej ai shprehet kështu‘’ Shenjat e brengës dhe mëshira e fytyrës së Alija Izetbegoviqit, tregojnë mesazhin e madh të  kësaj fotoje. Kjo foto nuk ka ngjashmëri, është unike. Unë mendoj se më asnjëherë, kurën e kurës  një foto si kjo nuk do të vijë më. Sepse të gjithë ne jemi dëshmitarë të plotë për sjelljet e liderëve të sotëm. Një lider si ky i ulur në livadhin me baltë pranë fëmijës këmbëzbathur, kësi lloj modestie sipas meje më asnjëherë nuk do mund të sheh njerëzia thotë Mahmudoviq.  

 
 Pranë Alijës djali simpatik dhe trim: Velid Ahmedoviq

 Edhe përgjegjësi i muzeut “Alija Izetbegoviq” Nervan Dizdar argumenton se fotoja është bërë gjatë tubimit për rikujtimin e masakrës së Srebrenicës më 11 Korrik 1998 në Klladanj. 
 Po ashtu Dizdari potencon se tubimet për rikujtimin e masakrës asokohe bëheshin në Kladanj, e jo sikur sot që bëhen në Potoçari. Dizdari po ashtu ngërthen momentet e fotografimit. Ai momentet e fotografimit të kësaj fotoje misterioze me i potencon me këso fjalë:  Vendi ku u bë kjo fotoja, ishte një vend lëndine, me pak gjelbërim. U takova me fotoreporterin Amel Emiriq, që ishte autor i kësaj fotoje.  Por as në këtë rast nuk munda që të has në detaje për fëmijën në fjalë. Po ashtu kontaktova  edhe me disa organizata që funksiononin në Srebrenicë, por as nga këto organizata një detaj nuk munda ta nxjerrë për Velidin në fjalë. Sipas Amel Emiriqit, një djalë 12-13 vjeçar, duke kaluar bllokun e sigurimit  të ushtarëve dhe policëve, ulet mes rahmetli Alijës dhe komandantit të ushtrisë boshnjake rahmetli Rasim Deliqit. Në ato raste ai disi i habitur fotografon këtë djalë simpatik e trim që merr guximin të ulet mes këtyre dy udhëheqësve. Tani kjo foto gjendet në raftet e muzeut, si një foto e pashlyeshme në memorien boshnjake. Po ashtu Dizdari potencon, se kjo foto ka një magji të posaçme që tërheqë vëmendjen e të huajve që vizitojnë muzeun.
 “Të ulesh pranë merhumit Alija Izetbegoviq dhe sikur ky i riu ta shiqosh natyrën me syrin e meditimit, njëmend tërheqë vëmendje në muze për çdo njeri. Që të dytë duken këmbëzbathur në këtë fotografi. (është fjala për Alijën dhe të riun Velid. M.I.). Ishte koha e namazit të drekës ose e ikindisë. Fotoja ishte bërë pak para çastit të fillimit të namazit”, thotë Dizdari. 
 Sipas një analize të bërë nga korrespodenti i portalit informativ AA, familja Ahmedoviq që jetonte në Srebrenicë para luftës, konsideroheshte si  njëra prej familjeve më të madhe të asaj zone në atë kohë,  por fatkeqësia më e madhe për këtë familje ndodhi gjatë luftës, ku shumica e anëtarëve të  familjes në fjalë u masakruan në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Gjatë asaj masakre, fati i mirë deshi që Velidi asokohe 10 vjeçar, të largohet fatmirësisht nga Srebrenica, e të shpërngulet me disa anëtarë të familjes në qytetin Kladanj, përafërsisht 76 kilometra larg kryeqytetit Sarajevë.
 Pas luftës së Bosnjës, Velid Ahmedoviq vazhdoi të jetoj jetën e tij në Klladanj, derisa në një ditë vere duke udhëtuar rrugës për në një nga shtetet e Evropës Perëndimore, më 15 Qershor të vitit 2004 humb jetën në nja aksident trafiku në Kroaci.

Përktheu nga turqishtja :
Muxhahid Ismaili

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme