Çështje fikhore:

Pyetja:

Unë e fali namazin si Ebu Hanifja (sipas medhhebit të tij), por nuk i bindem Ebu Hanifes në fetvanë e cila thotë se gjaku e prish abdestin. A më lejohet mua të ndjekë argumentin se nuk e prish pasi ka (transmetime) nga shokët e profetit që janë fal dhe gjaku i dilte në trup, gjatë luftës. A më lejohet mua të ndjekë argumentin, apo jo?

 

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Është bërë e zakonshme kohët e fundit, që njerëzit lexojnë një hadith të caktuar rreth një çështje dhe pastaj duke u  bazuar në kuptimin e jashtëm të hadithit, dhe pa konsultuar të gjitha hadithet për atë çështje vendosin vetë rreth asaj çështje, edhepse mendimi i tyre mund jetë kundër asaj që dijetarët më të mëdhenj të Umetit kanë thënë për hukmin (dispozitën) e asaj çështje.

Pasi shikuam rreth çështjes gjetëm se Imam Ebu Hanife, mendimin e tij rreth prishjes së abdestit nga gjaku është i bazuar në shumë argumente (transmetime), e disa prej tyre po i sjellim këtu:

Në Muwatanë e Imam Muhamedit (RA) transmetohen këto  argumente:

- Maliku na  informoi që:

"Nafiu transmeton që kur seidina Ibni Omeri r.a. kishte gjakderdhje në hundë (gjatë namazit), ai, pa folur, largohej (dilte), merrte abdest, kthehej dhe vazhdonte namazin e tij aty ku e ka lënë."

- Maliku na informoi që:

“Jezid ibn Abdullah Ibn Kusejt na ka transmetuar që ai e pa Ibn Musejebin (RA) që i dilte gjak gjersa ishte duke u falur, kështu që ai erdhi në dhomën e Seidah Umm Selemes r.a. dhe atij ia sollën një enë me ujë. Ai morri abdest dhe pastaj shkoi e vazhdoi namazin e tij aty ku e kishte lënë (ndërprerë).”

            Imam Muhamedi (RA) thotë:

"Imam Ebu Hanife (RA) e ka bazuar mendimin e tij në atë që Maliku ka transmetuar prej Seidina Ibn Omerit r.a. dhe Seid Ibn Musejab r.a. që ai (personi me gjakderdhje) duhet të shkojë, të merr abdest, dhe të vazhdojë prej aty ku e ka lënë, nëse nuk ka folur; dhe ky është edhe qëndrimi ynë... "

Po ashtu, më tej vazhdon:

"... ndërsa atë rast kur futet gishti në hundë dhe kur nxirret ka gjak në të, kjo nuk e obligon abdestin, pasi që (gjaku) nuk është duke rrjedhur, apo pikuar. Të marrit abdest përsëri është detyrim vetëm atëherë kur gjaku rrjedh ose pikon. Dhe ky është verdikti i Imam Ebu Hanifes (RA)." (Nxjerrë nga Muwata e Imam Muhamedit, fq.62 – fq.63)

Po ashtu, një hadith Sahih Merfu që përmendët në “El-Kamil” i transmetuar nga Ibn Adi, nën autoritetin e Zeidit, që thotë: "Abdesti (duhet të merret) pas çdo gjaku që rrjedh" (Muwata e Imam Muhamedit fq. 89 & Nesbur Rejeh fq.37 vëll. 1)

Argumenti që ju (pyetësi) keni përmendur duhet të jetë ky:

Transmetohet nga Xhabir Ibn Abdullahu:

Ne po ecnim në shoqërim Të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.) për në Betejën e Dhet er-Rika. Njëri nga muslimanët kishte vrarë gruan e njërit prej pabesimtarëve. Ai (burri i gruas së vrarë) u betua duke thënë: Unë nuk do të pushojë derisa të vras njërin nga shokët e Muhamedit (s.a.v.s.).

Ai doli dhe ndiqte gjurmët e Pejgamberit (s.a.v.s.). Pejgamberi (s.a.v.s.) u ndal (ngriti kampin) në një vend të caktuar. Ai tha: Kush do të na ruajë neve? Një person nga Muhaxhirët dhe një tjetër nga Ensarët u paraqitën. Ai (s.a.v.s.) tha: Shkoni në grykë-kalimin e malit. Kur mbërritën aty ku ju tha Ai (s.a.v.s.) ai nga Muhaxhirët u shtri ndërsa ai nga Ensarët u ngrit të falet.

Njeriu (armiku) erdhi tek ta. Kur ai pa ensariun, e kuptoi që është duke bërë roje për muslimanët. Ai e gjuajti atë me një shigjetë dhe e goditi atë. Por ky (e nxori shigjetën dhe) e gjuajti. Ai (armiku) pastaj gjuajti tri shigjeta. Pastaj ai (Muslimani) u përkul e u shtri dhe e zgjoi shokun e tij. Kur ai (armiku) e kuptoi që ata (Muslimanët) e kuptuan për praninë e tij, ai u largua (iku).

Kur ky nga Muhaxhirët e pa atë (ensariun) duke gjakosur, ai e pyeti: Lavdia i qoftë Allahut! Pse nuk më zgjove herën e parë që ai të goditi ty.

Ai iu përgjigj: Isha i zënë duke recituar një kaptinë (sure) të Kur’anit. Nuk desha ta ndërpres atë.  (Ebu Davudi, Libri 1, nr. 0198)

Për këtë argument themi: Sahabiu që u godit ishte Ubbad ibn Bishr (r.a.), dhe ishte aq i zënë (i thelluar) në lexim të Kur’anit sa që nuk e ka vërejtur që është goditur, ose e ka vërejtur por nuk ka dashur ta ndërpresë leximin e Kur’anit nga dashuria dhe respekti për Fjalën e Allahut.

Një argument tjetër që përdoret për të kundërshtuar qëndrimin e Imam Ebu Hanifes është transmetimi për veprimet e disa sahabëve.

Për këtë themi: Nuk mund të merret, preferohet, veprimi i disa sahabëve r.a., përpara Hadithit Merfu Sahih. (Derse Tirdhidhi, vëll. 1, fq. 316-320)

Allahu e di më së miri!

 

Përgatiti: Fatih Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme