Distanca ndërmjet këmbëve duhet të jetë katër gishta

Kohëve të fundit, në shumë xhami ka ardhur deri te rritja e tendencës së komentimit të haditheve pa dije përkatëse për fikhun dhe parimet e tij. Këto lëvizje janë shfaqur me metodologjinë e tyre se i marrin hadithet në domethënien e tyre të jashtme të fjalëpërfjalshme pa kurrfarë tentimi ta kuptojnë kuptimin e vërtetë të këtyre haditheve...

As çështja e qëndrimit në namaz nuk është përjashtim. Ky grup ka shikuar në Sahih’ul-Buharij në kapitullin “Ngjitja e supeve me supe dhe këmbëve me këmbë në safë” dhe etherin nga Nu’man ibn Beshiri dhe Enesi r.a.[1] dhe madje pa kurrfarë tentimi që duke e përdorur intelektin e tij të hulumtojë interpretime të ndryshme për të cilat forma e këtyre haditheve është e hapur, ky grup kërkon nga njerëzit t’i ngjesin këmbët me këmbë dhe supet me supe deri sa të qëndrojnë në safë (rreshta).

Ulemaja e katër medhhebeve gjithnjë ka folur se ky perceptim nuk është korrekt...

Imam Sejjid Enver Shah El-Kashmiri e ka shpjeguar këtë çështje në komentimin e tij të Sahih’ul-Buhariut, të quajtur Fejd’ul-Bari.[2]Ai shpjegon se për njerëzit do të ishte e vështirë, nëse jo edhe e pamundur, që të ngjiten supe me supe dhe këmbë me këmbë deri sa qëndrojnë në safë duke e pritur namazin. Ata të cilët e kërkojnë këtë ngjitje, qëndrimin e tyre e mbështesin me komentimin e shkronjës ba, e cila përmendet në këtë hadith. Mirëpo, rregullin sipas të cilit thuhet se kuptimi themelor i shkronjës ba Ilsak – kontakti fizik, nuk duhet kuptuar në këtë kontekst, d.m.th. si kontakt të plotë fizik. Sepse, sikur të ishte ashtu, si do ta shpjegonim atëherë fjalinë: Merertu bi Zejd? A mos do të thotë kjo se kemi kaluar pranë Zejdit duke u ngjitur për të, respektivisht duke e prekur atë, apo, do të thotë: Kam kaluar pranë Zejdit?

Te çdo hadith i cili është i hapur për perceptim të ndryshëm dhe interpretim të llojllojshëm është e nevojshme të shikojmë në praktikën e as’habëve dhe selefi-salihëve të tjerë. Sikur të kishin shikuar në praktikën e tyre, do të bindeshin se askush nga ata nuk e ka vepruar atë që ata sot e bëjnë.

Imam Shah Enver El-Kashmiri thekson se ky interpretim nuk është miratuar nga medhhebet, por vetëm nga njerëzit e zakonshëm të cilët nuk mendonin mjaft.

Qëllimi i etherit, i cili ceket, është në të vërtetë që supet dhe këmbët duhet të jenë paralel në mënyrë që shejtani të mos mund të qëndrojë ndërmjet cilit do person dhe në mënyrë që rreshtat të jenë të drejtë. Kjo ndërkaq nuk do të thotë se këmbët duhet të kenë kontakt fizik. Këtë mendim e përfaqësojnë Imam Bedruddin El-Ajniu në komentin e tij monumental të Sahihut të Buhariut Umdet’ul-Kari[3] sikur edhe Imami Ibn Haxher El-Askalaniu në komentin e jashtëzakonshëm të tij të Buhariut me emrin Fet`h’ul-bari.[4]

Në veprën e tij Lami’u Dareri ala Xhami’il-Buhari[5] imam Mevlana Muhammed Zekerijja El-Kandehleviu thekson edhe disa shpjegime logjike që shkojnë në favor të argumentimit të sipërm. Ai, Allahu e mëshiroftë dhe shkallën më të lartë të xhenetit ia faltë, thotë se bashkimi i supeve dhe supe dhe i këmbëve me këmbë është i mundur vetëm nëse të gjithë xhematlinjtë janë të madhësisë së njëjtë dhe gjatësisë së këmbëve. Ndër të tjera, që kjo praktikë të futet në praktikë do të duhej për xhematlinjtë që një kohë të gjatë t’i barazojnë rreshtat para se të hyjnë në namaz, kurse kjo është e qartë se kundërshtohet me qetësinë e përkushtimin që kërkohet në namaz.

Pas theksimit të dëshmive të ngjashme, Imam Ahmed Zafer El-Usmani në Umdet’ul-Ahkamu[6] e tij thotë: “Madje edhe sikur ta pranonim se me sheriat kërkohet kontakti fizik i supeve dhe këmbëve në rreshta, do të vinim deri te pyetja: A është e nevojshme ngjitja e supeve dhe këmbëve në çdo pjesë të namazit apo vetëm në disa pjesë? Nëse do të thoshim se është e nevojshme gjatë tërë namazit, duhet të shtrohet pyetja: Si është kjo e mundur gjatë uljes në namaz? E nëse, do të thoshim se ngjitja fizike e supeve dhe këmbëve është e nevojshme në disa pjesë të namazit, do të shtrohej pyetja: Në cilat pjesë kërkohet kjo që e flisni dhe në cilat nuk kërkohet dhe në bazë të çkalit pohoni se kërkohet ngjitja në disa pjesë deri sa në disa pjesë të tjera nuk kërkohet? E nëse thonë se për shkak të vështirësisë së ngjitjes së nyjeve dhe supeve në fazën e uljes nuk kërkohet, ne atëherë këtë të njëjtën ua themi për fazën e qëndrimit të këmbë (kijam), sepse po këtë vështirësi ne i hasim në këtë fazë. Mund ta provoni dhe të bindeni edhe vetë...

Transmetohet në Fet’h’ul-bari nga Enesi r.a. se ka thënë: “Sikur ta kishim bërë këtë (ngjitjen e këmbëve me këmbë) me ndonjë person, ai do të ikte nga ne sikur gomari i egër.” [7] Kjo qartë tregon në atë se Enesi r.a. nuk e ka bërë këtë pas vdekjes së Pejgamberit të Zotit që do të thotë se ky nuk është veprim që kërkohet me sunetin e Muhamemdit a.s. Sepse, sikur kjo të ishte sunet nga Pejgmaberi i Zotit a.s., këtë nuk do ta lente nga dashuria për të dhe nga frika nga reagimi i as’habëve të tjerë.

Po ashtu, njerëzit nuk i kanë dashur disa gjera dhe kanë folur kështu për disa gjera vetëm nëse këto gjera nuk janë prej gjerave normale në namaz, d.m.th. nga gjerat që janë praktikuar në namaz gjatë jetës së Muhammedit a.s.[8]

 

Përktheu: N. Ibrahimi

 


[1] Buhari, br. 725, str. 86

[2] Sejjid Enver Shah El-Kashmiri, Fejdul Bari, 2/ 301, Dar’ul-kutub’il-ilmijjeh, Bejrut, 2005.

[3] Umdetul Kari, Bedruddin El-Ajni, 5/ 377, Dar’ul-kutub’il-Ilmijje, Bejrut, 2001.

[4] Fet`h’ul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 2/ 611, Daru Tajjiba, Rijad, 2005.g.

[5] Lami’ id Dareri ala Xhami’il-Buhari, Muhammed Zekerijja El-Kandehlevi, 1/ 279, Karaçi

[6] Umdetul Ahkam, Ahmed Zafer El-Usmani, 1/ 290, Darul Ulum, Karaçi, 1421.H.g.

[7] Fethul Bari, Ibn Hadžer El-Askalani, 2/ 612

[8] Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=70%3Arazmak-izmeu-nogu-treba-biti-etiri-prsta&catid=35%3Afikh&Itemid=44

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme