Feja islame dhe objektet e kultit në Çamëri

Përhapja e fesë islame në krahinën e Çamërisë dhe të Janinës, ashtu si në gjithë trojet shqiptare dhe më gjerë, përkon me pushtimin turk të këtyre trojeve. Por duhet thënë se përqafimi i fesë islame nga popullsia shqiptare në këto krahina ndodhi pak më vonë se në Shqipërinë e Mesme dhe në atë Verilindore. Megjithëse kjo hapësirë kohore s’është shumë e madhe, na shtyn të arrijmë në përfundimin se mosha e disa objekteve të kultit islam (xhamive) në këto krahina është më e re se ajo e objekteve të njëjta në rajonet e mesme dhe verilindore të Shqipërisë. Kjo ka spjegimet e veta. Shumë rajone e vendbanime të bregdetit të Çamërisë ishin nën pushtimin dhe ndikimin venecian deri nga shekulli XVIII. Qyteti çam i Margëllëçit, është marrë nga turqit më 1733, ndërsa qyteti i Pargës pak më vonë.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 10:26Shkruan: Astrit Tatari

Kronika (Menakib) e Tahir Efendisë

Shënim i shkurtër:
Mehmed-Tahir efendiu u lind në Prizren. Ishte muderris, mufti, historian, epigrafist dhe një nga poetët shqiptar që shkruanin në gjuhët orientale. Rrjedh nga familja e famshme prizrenase Rrotulla. Në Prizren kreu mësimet fillestare, kurse studimet në Stamboll më 1843. Pas kthimit në Prizren, me bashkëmendimtarët e vet kishte ndërtuar medresenë e Emin Pashës, i cili vetë nuk kishte arritur ta përfundonte ndërtimin. Pas njëzet vjetësh pune si muderris, Tahir efendiu u emërua më 1865-1866 mufti i sanxhakut të Prizrenit. Ka shkruar tri epigrafe dhe dy vepra tjera në turqishte. Vdiq më 1883
Kronika (Menakib) e Tahir efendiut është dorëshkrim autograf, që ruhet në Bibliotekën e Bashkësisë Islame të Prizrenit, me shkrim arabisht të llojit ta’lik, duktus. Vepra është shkruar në vargje në dy kolona. Ka dyqind e tetëdhjetë bejte ose pesëqind e gjashtë gjysmëvargje, me tridhjetë e katër poezi.
Përkthimin e veprës në gjuhës shqipe e bëri Nehat Krasniqi. (Shënimi sipas: Edukata Islame, nr. 57, 1995, Prishtinë, fq. 59 – 76).

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 10:12Shkruan: Tahir Efendija

Një koncept anakronik mbi alamiadën shqiptare

(Shkëputje nga pjesa e dytë ALAMIADA SHQIPTARE - II)





Alamiada shqiptare, si një segment mjaft i rëndësishëm i letërsisë kombëtare, me gjithë interesimet e vazhdueshme që kanë shfaqur disa studiues në kohë të fundit, ende nuk e ka zënë vendin e merituar në strukturën e mbarë letërsisë kombëtare.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 10:11Shkruan: Dr. Mahmud Hysa

Xhamia e Kokonozit ose Xhamia e Pazarit të Ri

Xhamia e Kokonozit ndodhet në pjesën lindore të qendrës së qytetit të Tiranës. Ajo është një xhami e bukur e tipit “xhami mëhalle” (lagje). Sot ndryshe nga më parë quhet Xhamia e Pazarit të Ri, pasi me prishjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës u ndërtua pranë kësaj xhamie Pazari i Ri.
Xhamia e Kokonozit së bashku me xhaminë e Tabakëve është një ndër xhamitë më të vjetra (të mbetura) të qytetit të Tiranës. Pas këtyre dy xhamive vjen xhamia e Et’hem Beut.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 10:09Shkruan: Bledar Komini

BESIMIT E MUSELMANVET

BESIMIT E MUSELMANVET





Ky libër i vogël me përmbledhje vjershash me tematikë islame për herë të parë u botuar në fillim të viteve 1900 dhe është shtypur katër herë. Rishkrimi i librit është bërë nga botimi i katërt ashtu siç ka qenë duke mos i ndryshuar as gjënë më të vogël nga dialekti gjuhësor dhe gramatika. Edhe pse për shumë nga ne dialekti gegë i përdorur në këtë libër mund të jetë i vrazhdë dhe i vështirë për t��u kuptuar, prap se prap ja vlenë që ky libër të jetë një relikt nga shume relikte islame nga kultura jonë e bujshme shqiptare.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 10:06Shkruan: RRESHTUE PREJ HAFIZ IBRAHIM DALLIUT - Rishkruar nga: A.Z

Përkthimi dhe komentimi i xhuzit “Amme”

Hyrje



Përpjekja për të nxjerrë në dritë dhe për të hedhur në qarkullim fjalët dhe porositë e Kuranit, nëpërmjet përkthimit dhe komentimit të tij, ishte një komponentë e fuqishme e idesë së përgjithshme të vlerësimit të Fjalës së Allahut xh.sh. nga ana e dijetarëve myslimanë shqiptarë. Vlerësim ky që lulëzoi në mënyrë të veçantë në fillim vitet e shekullit XX, nga kur datojnë edhe përkthimet e para të Kuranit në gjuhën shqipe. Megjithëqë, historiku i leximit e mësimit përmendësh të Kuranit, dashuria ndaj tij, e më pastaj edhe përkthimi e komentimi i tij, ndër shqiptarët heqin rrënjë shekuj më parë, madje, do të thoshim, që nga atëherë kur ata kanë pranuar fenë islame. Themi kështu, sepse përkthimi e komentimi i Kuranit tek shqiptarët është bërë para së gjithash gojarisht, përmes ligjëratave të ndryshme, vazeve, hytbeve, shpjegimeve në mektebe, medrese etj.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 09:59Shkruan: Mr. Sadik Mehmeti

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme