Kelami sunnit dhe kontraverzat teologjike

Çështja e kelamit është e gjerë dhe përfshin shumë tema. Në pajtim me këtë, përgjigjja ortodokse (besimdrejte) për kelamin është e ngarkuar dhe diversitive. Që të përqendrohemi në vetë thelbin e përgjigjes ortodokse, metodologjinë dhe synimet e tij, është i domosdoshëm fokusimi në disa çështje të mëdha kontestuese teologjike në Islam. Në përgjithësi, këto çështje kanë të bëjnë me natyrën e Zotit dhe cilësitë e Tij. Kjo temë inkuadron nocionet sikur të Folurit e Zotit, çka është e lidhur për besimin në jokrijueshmërinë e Kur’anit dhe vullentit të Zotit, çka është e lidhur për besimin në krijueshmërinë e botës.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:34Shkruan: James Pavlin

Rënia e dytë e Romës

Kohë pas kohe hasi në krahasimet e Bashkësisë Evropiane dhe Perandorisë Romake. Shumica e tyre nuk janë përkatëse, por ja një e cila më duket intriguese. Julie Çesari u vra për shkak se dëshiroi të kurorëzohet për mbret, me çka provokoi dhe haptazi rrezikoi rendin e kkonstituuar në Republikën Romake. Ndër elitën e fuqishme të Senatit ky nuk ishte potez popullarizues, dhe se ajo e përkujtoi Çesarin në atë se Roma është bërë Republikë pikërisht për shkak se është rebeluar kundër mbretërve “tiran” të së kaluarës.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:27Shkruan: Fjordman

Kush është Mehdiu i pritur?

Njeriu gjatë jetës shpesh ballafaqohet me periudha dhe ngjarje, para të cilave është i paaftë t’i përballojë, i paaftë të gjejë zgjidhje nga ajo ngarkesë labirinthi, posaçërisht nga ai labirinth primitiv, pranon idenë e ardhjes nga qielli të ndonjë njeriu ose ndonjë qenieje tjetër nga lart nga qielli, i cili do t’iu zgjidh dhe rregullojë rendin e çrregulluar dhe do t’ua kthejë sigurinë e rrezikuar në mes të njerëzve.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:22Shkruan: Shaban Hoxhiq

Sexhdeja – kulmi i lirisë njerëzore

Nëpërmjet sexhdes rrymon e vërteta, me të kalohet pas kohës dhe hapësirës, pas kalueshmërisë dhe shkatërrimit, me të hyhet në ritmin paraqitjeve më të larta të së Vërtetës dhe hyn në rrjedhën e krijesave që i janë drejtuar Krijuesit.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:21Shkruan: Dr. Enes Kariq

Lëvizjet bashkëkohore shpirtërore në botën islamike

Bota islamike në epokën moderne



Shekulli i gjashtëmbëdhjetë në historinë evropiane shënon fundin e mesjetës dhe fillimin e epokës së re moderne. Me paraqitjen e renesansës në kulturë dhe të reformacionit në religjion, Evropa përjeton transformimin e llojit të vet të jetës politike, shoqërore dhe ekonomike. Këtij transformimi me të madhe i ka kontribuar fryma shkencore që në Evropë në mënyrë rapide është përhapur dhe ka krijuar kushte për revolucionin industrial (1785), me çka definitivisht është vulosur epoka e re teknologjike të përmasave universale.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:18Shkruan: Dr. Mustafa Ceriq

A MUND TË JENË MIQ MUSLIMANËT DHE JOMUSLIMANËT

Në kohën e fundit në mjetet e informimit publik gjithnjë e më e pranishme është tema për fundamentalizmin islamik. Për këtë dëshmojnë edhe shumë shkrime në shtypin tonë. Në disa prej tyre hedhet poshtë çdo mundësi e vënies së miqësisë ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve, sepse Kur'ani jo vetëm që ndalon shoqërimin me pabesimtarët por edhe me kushërinjt më të afërt nëse nuk janë muslimanë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:17Shkruan: JUSUF RAMIQ

Qëndrimi Islam kundrejt teprimit në fe

Njëmendësia e botës, prej fillimit dhe, sigurisht, deri në perëndimin e saj, është llojllojshmëria dhe varieteti i besimit. Në të shumtën e rasteve njerëzit janë të hutuar me këtë fakt dhe pranojnë kryesisht atë që kanë takuar ose të parën që u është ofruar. Nëse vitet e pesëdhjeta të këtij shekulli kanë qenë të karakterizuara me skepticizëm, të tetëdhjetat duket se kanë sjellë njëfarë naiviteti të ri.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:15Shkruan: Mehmedalija Haxhiq

KITAB ‘UT-TEWHID

Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Lavdia i qoftë All-llahut, Krijuesit të botërave. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, me të cilin askush nuk është i barabartë. Dëshmoj se Muhammedi është shërbëtor i Tij dhe i dërguar i Tij. Bekimi dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:11Shkruan: Imam Ahmed ibn Tejmijje

Fundamentalizmi dhe Krishterizmi

Në shkrimet dhe diskutimet ditore për fundamentalizmin islamik është thënë që shumica që flasin dhe shkruajnë për të në të vërtetë edhe nuk dinë saktë domethënien e fjalës fundamentalizëm dhe për këtë na duket e arsyeshme dhe e justifikueshme ta shtrojmë prejardhjen dhe përmbajtjen e këtij termi burimisht joislam.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:09Shkruan: Franjo Topiq

KELAMI SUNNIT

1. Mu’tezilitët
A. FILLIMET
1. Fjala arabe kelam d.m.th. fjalë, bisedë, kurse fjala mutekel-lim emërton atë që flet, ligjëruesin (në gramatikë, veta e parë). Këtu nuk është e mundur të tregohet evolucioni me të cilin fjala kelam ka përfunduar në domethënien e teologjisë përgjithësisht, kurse fjala mutekel-limun (ata që merren me diturinë mbi kelamin, ‘ilm ul-kelam) në domethënien “teologët”. Njëkohësisht do të duhej dhënë analizën më të hollësishme të gjenezës së problemit si e shtron Kur’ani si Kelamull-llah, “Fjala e Zotit” dhe i cili më poshtë do të ekspozohet shkurtimisht. Përveç kësaj, dituria mbi Kelamin si teologji skolastike e Islamit, më në fund do të shërbejë për përkufizimin më të përafërt të një teologjie që predikon atomizmin që ta përkujton atë të Demokritit dhe Epikurit, por që prej tyre dallohet me tërë kontekstin e vet.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:04Shkruan: Henry Corbin

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme