MULLA HASAN MASURICA - HOXHË E INOVATOR

Mulla Hasan Masurica, përveç punës si imam xhamie dhe mësues i fesë islame, merrej me hulumtime shkencore dhe inovacione: bëri konstruktimin dhe ndërtoi tricikletën, orën precize të murit, mullirin që punoi me erë dhe me ujë në fshatin Zarbicë të Bujanocit, mullirin për bluarjen e kafës, peshojën precize...

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 19:08Shkruan: Kadri Halimi

Arkitekt Sinani

Në vulën e Sinanit shkruante:
‘Sinani i vobektë, shërbëtori modest’

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 19:07Shkruan: S. Trim

KATOLIKOCENTRIZMI DHE ISLAMOFOBISTËT SHQIPTARË

FUSHATË E (PA)PARAMENDUAR ANTIISLAME ME

PASOJA TË RËNDA PËR TOLERANCËN FETARE..!





Asnjë shqiptar i besimit islam nuk e urren Fenë e krishterë të ritit katolik apo ortodoks, qoftë për faktin se nuk i takon kësaj feje, qoftë për ndonjë motiv tjetër. Pra nuk mund të gjendet asnjë shqiptar i besimit islam që urren vëllain e tij për shkak se ai i takon një besimi tjetër, sepse është e mirënjohur toleranca e besimtarëve shumicë islam shqiptarë ndaj besimtarëve pakicë katolik shqiptar, por edhe respekti i tyre shumë i madh ndaj Krishterimit si religjion qiellor monoteist.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 19:04Shkruan: Rexhep Elezaj

Kontributi i ulemasë shqiptare për shkollën, për gjuhën dhe për shkrimin shqip

Sipas ligjeve të Perandorisë Osmane banorëve u njihej identiteti fetar, ata ndaheshin në myslimanë dhe në të krishterë: katolikë e ortodoksë. Si rrjedhojë edhe mësimi dhe shkolla ishte në gjuhët përkatëse të feve që ushtronin. Për katolikët në gjuhën latine apo italiane, për ortodoksët në gjuhën greke apo sllave sipas riteve dhe për myslimanët në gjuhën arabe apo edhe turke.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 19:03Shkruan: Islam Dizdari

LITERATURA SHQIPE NE TRADITEN ISLAME

Gjuha Shqipe me germa Arabe gjate shekullit të 18 dhe 19-të.

Situatat Historike

Fitorja e Osmaneve mbi Serbet ne fushe Kosove me 28 Qershor 1389, coi hegjemonine Serbe ne vdekje ne Ballkan. Si rrjedhoje e renies se hegjemonise Serbe ne ballkan, viset Shqiptare pas kesaj date kaluan nga influenca Serbe nen pushtetin Osman. Keshtu qe ne 1415 Kruja, dhe ne 1417 Vlora, Kanina dhe Berati u bashkuan ne federaten Osmane. Ne 1431, e gjithe Shqiperia Jugore u perfshi ne federaten Osmane, dhe qyteti i Gjirokastres u kthye ne kryeqytetin dhe qender e Sanxhakut te Shqiperise Jugore. Ndersa Shqiperia Jugore u bashkangjit totalisht ne federaten Osmane, Shqiperia veriore edhe pse u bashkangjit ne kete shtet ruajti autonomi te theksuar ne vetvete.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:59Shkruan: Robert Elsie

Letra, printi dhe disqet kompakte: bërja dhe zhbërja e kulturës islame[1

Komunikimi në Islam është organikisht i lidhur me konceptin fundamental kur’anor të ilm-it. Rëndom përkthyer si ‘dituri’, ilm-i është një ndër termet më të përmendura në Kur’an; ekzistojnë vetëm dy fjalë tjera që paraprijnë për nga shpeshtësia e përmendjes: Allah (Zot) dhe Rabb (Krijues, Furnizues). Duke qenë një koncept definitiv i botëkuptimit Islam, domethënia e tij dominon - ose, në kohën tonë, do të duhej të dominojë – gjithë aspektet e sjelljes së individit dhe shoqërisë muslimane. Nga kjo, kërkimi i ilm-it përshkruhet si obligim religjioz për të gjithë muslimanët. Ndërsa për muslimanët e periudhës klasike, Islami shihej si sinonim i ilm-it: pa të civilizimi islam as që do të mund të paramendohej. E njejta vlen, aq më tepër, për një civilizim musliman të së ardhmes.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:55Shkruan: Ziauddin Sardar

KRENAR PËR MODEN TONË ALLATURKA

Tragjedia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan fillon në vitin 1800 kur sulltan Selimi III u bë sulltan i perandorisë osmane. Selimi III ishte frankofon i çmendur. Nën këshillat dhe diktatet e miqve të tij francezë ai ishte sulltani i parë në historinë osmane që lejoi serbët dhe grekët të barazohen me shqiptarët dhe armatosen në Ballkan.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:54Shkruan: Osli Jazexhi

Përse agjërojnë muslimanët?

Disa të vërteta janë evidente për nga natyra, dhe në rrethana normale nuk lypsen diskutuar medoemos. Por në një çast dhe epokë ku të vërtetat më evidente vihen në diskutim dhe mbulohen nga retë e dyshimit, duhen diskutuar edhe më të qartat prej tyre. Njëra nga këto të vërteta është domosdoshmëria e një elementi asketizmi në jetën njerëzore.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:51Shkruan: Sejjid Husein Nasr

KRISTIANIZMI PAULIAN

All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan than: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!" (Kur’an 5:110)

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:47Shkruan: Hajrudin S. Muja

KUSH JEMI NE?!

Ditëve të fundit u bë sebep zefki me Ibrën në Prishtinë, aq më tepër sajgia që me këtë rast ia shtruan kosovarët atij, që në mediat shqipe të hapet edhe një temë për një farë akulturimi të dhunshëm të shqiptarëve duke u vënë në pah me këtë rast ndikimet aq të fuqishme orientale në kulturën shqiptare. Kjo punë pastaj mori edhe përmasa të një ministudimi që përpiqet të dëshmojë se shqiptarët ngadalë po tjetërsohen në oriental, gjë që normalisht dashamirëve të kombit tonë kjo gjë me gjithë mend u pengon. Duke i lexuar ato fakte, si shembulli i dimive që qenkan orientale, për ç’arsye sigurisht ndërmjet rreshtave nënkuptohet se gratë shqiptare duhet t’i flakin (sa keq pa dimi, a?!) që të veshin diçka që ju rri më mirë ose si do të thoshin ata “veshje origjinale shqiptare”, të cilën pas atyre shkrimeve unë e kam vështirë ta marr me mend se çfarë është ajo (mbase aso me kërthizën jashtë?!), fillova të mendoj gjerë e gjatë se si do të dukej shqiptari nëse marrin aksion t’ia heqim të gjitha ato elemente që ndër shekuj i ka marrë dhe i ka përvetësuar nga popujt me të cilat ka qenë në kontakt.

Vazhdo leximin!

E Martë, 25 Gusht 2009, 18:43Shkruan: Zekerija Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme