GRATË NË KUR'AN

Gratë në histori
Studimi i historisë së civilizimit të njeriut tregon se rrallë gruas i është dhënë pozita e drejtë në shoqëri. Shumë filozofë, dijetarë dhe mëndimtarë në periudha të ndryshme të historisë kanë dhënë mëndime të ndryshme për gruan. Nganjëherë ajo është konsideruar si burimi i të gjitha të këqijave e nganjëherë ajo është adhuruar si perëndesha e pjellurisë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:22Shkruan: Muhammed IKBALL

GRATË

Temat që trajtojnë problemet e grave, përgjithësisht kanë qenë tema të margjinalizuara dhe vetëm kohët e fundit bibliotekat tona janë pasuruar me libra që trajtojnë çështjet e grave, kryesisht me përkthime të veprave të autorëve të huaj dhe pak, ose aspak, nga autorë vendas. Libri i Sami Frashërit: ”Gratë”, që na ofrohet për herë të parë në gjuhën shqipe, i cili është shkruar para më shumë se njëqind viteve, ishte një ‘befasi’ (pasi kjo vepër deri kohët e fundit nuk ishte përmendur ndonjëherë) dhe kënaqësi, për faktin se, rilindasin tonë të shquar, jo vetëm që e ka preokupuar figura dhe misoni sublim i femrës, por ai ka bërë një analizë tepër të kujdesshme psikologjike dhe sociologjike të pozitës së femrës në shoqëri.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:21Shkruan: Mimoza Sinani

Të drejtat e grave dhe gratë muslimane

Çdo shqyrtues i problemit të të drejtave të grave, që kanë lidhje me besimin islam apo të femrës në Islam, ballafaqohet me një dilemë. Një gjurmues i tillë nuk mund të ndihmohet, por vetëm goditet prej shumëllojshmërisë së madhe së gjendjeve të të drejtave të grave, të zbuluara në shekullin e katërmbëdhjetë të historisë islame – prej shekullit të shtatë të shoqërisë nomade dhe tregëtare të gadishullit Arabik prej të cilit lindi ky besim, deri te komunitetet muslimane bashkëkohore në të gjitha anët e botës. Por kjo shumëllojshmëri, nuk rrjedh për shkak të shpërndarjes gjeografike.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:17Shkruan: LUIZ LAMYA EL FARUKU

Traditat Islame dhe Lëvizja Feministe: Konfrontim apo Bashkëveprim?

Kudo që jetojnë, në Lindjen e Mesme apo në Afrikë, në Azinë Qëndrore, në Pakistan, në Azinë Juglindore, apo në Europë dhe Amerikë, gratë muslimane priren për të vlerësuar lëvizjen feministe paksa me shqetësim. Megjithëse ekzistojnë disa tipare të kauzës feministe, me të cilat ne si muslimanë do të dëshironim të bashkonim duart, tipare të tjera shkaktojnë zhgënjimin dhe madje kundërshtimin tonë. Si rrjedhim, nuk ekziston një përgjigje e thjeshtë apo “cekëse”, ndaj çështjes së bashkëpunimit apo të konkurencës së ardhme, të cilën lëvizja feministe mund të hasë në një mjedis islam.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:15Shkruan: Lois Lamya el Faruki

Pjesëmarrja e gruas në politikën shqiptare

Në kohërat e vjetra nuk ka ekzistuar mendimi për barazi juridike siç është kjo nga feministët e rijnë. Por është një rregull që në institucionin më të lart familje, detyrat dhe obligimet varën nga aftësitë apo mundësit qofshin ato materiale apo edhe shpirtërore, duke mos bërë kurrfarë gare për një barazi gjinore dhe se secila palë është obliguar që të kryej atë obligim brenda mundësive gjithnjë duke respektuar aftësinë e njëri tjetrit. Prandaj kjo është e njëjtë edhe në jetën publike me theks të veçantë politikën pasi në këtë temë është përqëllimuar ky problem nëse munda ta quaja të tillë i cili vë në paragjykim një barazi gjinore para të drejtës juridike. Nga e cila kërkohen të drejta dhe liri të barabarta.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:52Shkruan: Emine Vezaj

POLIANDRIA

Pyetje :
Nese një burrë e ka te lejuar të ketë më shumë se një grua , atëherë përse Islami ia ndalon nje gruaje të ketë më shumë se një burrë ?
Përgjigje :
Shumë njerëz, përfshirë edhe disa Muslimanë , venë ne diskutim arsyjen e lejimit te muslimanit të ketë më shumë se një grua , përderisa femres i ndalohet e njëjta “e drejtë”.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:51Shkruan: Dr. Zakir Abdulkarim Naik

POLIGAMIA

Poligmia nënkupton sistemin martesor perms se ciles një person ka me shumë se një basjkeshorte.Poligamia është dy lloje.Njeri lloj është poligjenia ku një burr martohet me shumë se një grua,ndersa tjetri lloj është poliandria ,kur nje grua martohet më shumë se një burr.Në Islam poligjenia e kufizuar është e lejuar perderisa poliandria plotesisht është e ndaluar.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:49Shkruan: Dr. Zakir, Abdul-Karim Naik

MBULESA BESIM, PASTËRTI, DEVOTSHMËRI, TURP DHE NDER

Falënderimet i takojnë Allahut të Vetëm ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, pas të cilit nuk ka të dërguar, mbi familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!

Legjislacioni (sheriati) islam femrës i ka kushtuar rëndësi te madhe, qe bën te ruhet nderi i saj, te ketë pozite te larte, dhe se obligueshmëria e mbulimit te saj nuk është bërë për tjetër përveçse për mbylljen e dyerve të së keqes. Kjo, assesi, nuk do te thotë kushtëzim apo përkufizim i lirisë se saj, jo, përkundrazi, kjo do te thotë mbrojtje e saj qe te mos rrezohet ne gropat e nënçmimit, apo qe te mos jete teatër i syve te pangopur te moralprishurve.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:47

Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Ebu Bekrite r. a. rrëfen:
‘Allahu më ka ndihmuar me hadith fjalën që e kam dëgjuar nga Pejgamberi a. s. pasi kam dëshiruar t’i bashkangjitem ushtrisë së Aishes dhe të luftoj në anën e saj në ditët e Betejës së devës: Kur dëgjoi Muhammedi a. s. se persianët për mbretëreshë emëruan të bijën e Kisrait, tha:
“Nuk do të ketë sukses populli me të cilin udhëheq gruaja.” (Buhariu).

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:45Shkruan: Bekir Makiq

Problemi i abortimit – dështimit

Emërtimi abortus vjen nga fjala latine abortion - hedhje, dështim, qitje ose ndarja e vezës së mbarësuar nga java 28 e shtatzënisë. Pas këtij afati, fryti është i aftë për jetë jashtë përmbrendëses së nënës.

Duke e marrë parasysh shfaqjen shumëkuptimore të abortusit për të ekziston edhe klasifikimi shumëfishor. Kështu për shembull, abortus spontaneus është dështim i paqëllimtë, spontan; abortus provocatus është dështim i nxitur qëllimisht, abortus traumaticus është dështimi i nxitur pa qëllim, i lindur si pasojë i ndonjë rasti të pakëndshëm.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:41Shkruan: Izet Sulejmanovic

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme