Barazia gjinore dhe të drejta e gruas sot

"Thellë në zemër, unë e di se çdo grua ka vetëm dy zgjedhje: të bëhet feministe, ose të bëhet mazokiste”.
Gloria Steinem

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:48Shkruan: Emine Vezaj

LETER MOTRËS DHE NËNËS MUSLIMANE

Falenderimet dhe lavdimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, përshëndetjet dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij - Muhammedin a.s.

Këtë letër jua shkruaj se ju dua. Atë që e don më së shumti, atij i dëshiron të mira në këtë botë (dunja) dhe në botën e ardhme (ahiret). Do të jem shumë e gëzuarsikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme. Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk shtjen asnjë kafshatë në gojë. Të njohësh afërsinë e Tij - është gëzimi më i madh!

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:46Shkruan: Mirsada - Merjem KURDIQ

Shamia e muslimanes

Në një moment u gjeta në mesin e disa të rinjve nga “perëndimi”. Shumica e tyre ishin musliman por prezent ishin edhe disa jo muslimanë. Grupi ishte i ndarë në dy tabore, ambient shumë i përshtatshëm për debate dhe sulme verbale. Kuptohet, dominonte biseda rreth Islamit dhe antiislamit. Gjatë bisedës më së shumti u prek problemi i shamisë së muslimanes.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:45Shkruan: Omer Kajoshaj

GRUAJA NË ISLAM

Në fenë Islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe, sipas kësaj, një qënie plotësisht përgjegjëse njerëzorei islami asaj i drejtohet në mënyrë të drejpërdrejtrë dhe nuk i qaset me ndërmjetsimin e meshkujve muslimanë. Një grua, posa të arrijë pjekurinë dhe të pranojë mesazhin e Islamit, mund të ketë aftësi dhe përgjegjësi të plotë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:39Shkruan: Dr. Hasan TURABI

JETA E LIRË, JETA NË PUNË DHE NËPUNESIA

JETA E LIRE



Nga ata që shprehen për problemin e gruas, ka një grup që mbrojnë pikëpamjen se ajo duhet çliruar nga të gjitha kufizimet, të lihet plotësisht e lirë. Por këta nuk flasin për virtytet e gruas dhe për ruajtjen e këtyre virtyteve. Këta e shohin të natyrshme që gruaja të shëtisë e zbuluar, të marrë pjesë në pije, kumar dhe dëfrime së bashku me burra të huaj. Kështu do të thotë t’i jesh përqasur prioriteteve të qytetërimit perëndimor, të jetosh lirinë sipas standarteve perëndimore.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:38Shkruan: Dr. Bekir Topaloglu

MBULIMI I FEMRËS

"Turpi buron nga besimi". (Hadithi sherif)

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:36Shkruan: Dr. Bekir Topaloglu

Kamuflimi i shqiptarëve në traditë dhe në të kaluarën rreth fejesës martesës dhe shkurorëzimit

Njeriu është një krijesë e cila dëshiron ta ruajë dhe vazhdoj atë që e ka bërë shprehi. Nëse rrënjët e kësaj gjendje të cilën ai e ruan dhe vazhdon janë të thella në të kaluarën, atëherë shumë rëndë merr vendim që të shkëputet nga ajo. Sidomos rëndë e ka të vendos për t’u shkëputur nga tradita kur i merr parasysh nxitjet kombëtare, heroizmin, famën autoritetin dhe dinjitetin, të cilat i humbë nëse e braktisë të vjetrën.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:34Shkruan: Emine Vezaj

E DREJTA E ARSIMIMIT TË FEMRËS MUSLIMANE

Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. Gjatë gjithë historisë, në mjedise të ndryshme, gruaja është përballur me trajtime të ndryshme. Gruaja në Perëndim, e privuar nga çdo lloj të drejte, madje nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, e ka filluar luftën me arsimim. Duke njohur drejtësinë dhe njerëzoren, ka mundur të kuptojë se duhet të kërkojë të drejtat e saj dhe, kështu, e ka çuar përpara me forcë luftën e saj. Përsa i përket gruas në Lindje, edhe ajo, duke marrë shembull nga shoqja e saj në Perëndim, pati dashur të përdorë të njëjtën armë. Vetëm Islami ishte ai që i pranoi dhe i njohu të drejtat e saj. Dhe gruaja ndiente më tepër nevojën për ta mësuar këtë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:31Shkruan: Dr. Bekir Topaloglu

E dashura vajze, zonja profesoreshë

Dialogu më poshtë zhvillohet në mes të një vajze e cila për të vazhduar studimet detyrohet të heqë shaminë dhe një profesoreshe e cila mundohet ta bindi për të bërë atë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:29

TE DREJTAT POLITIKE TE GRUAS

GRUAJA DHE POLITIKA



Mos vallë gruaja është një qënie me shpirt? Në se ka shpirt, ky është shpirt njeriu apo kafshe? Në se do të pranonim se ka shpirt njeriu, në këto kushte, në raport me burrin mos vallë gjendja e saj është si e një skllaveje, apo pak mbi të?" Ja, pra, "gruaja" në vendet perëndimore e sendërtuar sipas mendësisë në themel të së cilës qëndron kjo konsideratë për të.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:27Shkruan: Dr. Bekir Topaloglu

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme