Qëndrimet ndaj shamisë

Gjatë muajit qershor 2007, me nismë të Forumit Rinor Islam të Ferizajt, në përkrahje të aktivistëve të qendrës së vullnetarëve pranë FRIF dhe bashkëpunëtorëve nga disa qytete të Kosovës, u zhvillua anketa "Qëndrimet për çështjen e shamisë".

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:12Shkruan: Ankete ...

Qasje bashkekohore mbi femrat

Hyrje

Ditëve të fundit kryeparlamentarja e Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, ndërmori një fushatë kundër dhunës ndaj femrës. Në e-majlin privat që pranova nga ajo (sekretaria e saj) lexova nismën e saj dhe në përgjigjen time, të cilin ia dërgova, i dhashë përkrahje të plotë, duke i bërë edhe ca vrojtime, pa të cilat, mendoj, nisma e saj nuk do të ishte e frytshme, e plotë dhe efikase. Për mos ta zgjatur, në vazhdim do t’i shtrojmë disa përsiatje.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:10Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Gruaja dhe familja në shoqëritë marksiste

Marksizmi është një koncept i njohur në përmasa botërore. Ky koncept që ka depërtuar në jetën tonë duke filluar nga ekonomia e deri te letërsia, shpreh një doktrinë bashkëkohore. Në shumë raste e ka domethënien e njëjtë me komunizmin dhe, në thelb, nga projekti shoqëror i marksizmit duhet kuptuar komunizmin...sipas Marksit, i cili komunizmin e vë në një pozitë të një projekti reaksionar kundër sistemit shoqëror kapitalist, në zanafillën e historisë njerëzore ka ekzistuar një fazë kur nuk kanë ekzistuar prona private e as luftërat ndërmjet klasave.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:08Shkruan: Emine A. VEZAJ

VËSHTRIM RRETH SHKURORËZIMIT NË TË DREJTËN ISLAME DHE LAIKE

Në këtë punim seminarik kam shtjelluar temën mbi shkurorëzimin sipas të drejtës islame dhe të drejtës laike. Mirëpo, fokusimi im ka qenë më shumë në të drejtës islame.

E drejta islame radhitet në anën e legjislacioneve të cilat e lejojnë shkurorëzimin, mirëpo patjetër duhet të ketë shkak dhe arsye të fuqishme për një veprim të tillë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:06Shkruan: Vedat SHABANI

Prostitucioni epidemi e kohës, apo afër “legalizimit”...?

Historikisht, trojet shqiptare kanë ditur të përballen me sfida të natyrave të ndryshme, meqë shumë herë u ka rënë në hise të bashkëjetojnë me kultura dhe civilizime të ndryshme mirëpo, marrë në përgjithësi çdo dukuri negative është kundërshtuar dhe nuk e kanë përvetësuar ata që kanë qenë të denjë në moralin dhe edukatën që kanë trashëguar dhe mësuar qoftë nga bindjet fetare, apo edhe kodifikimet kanonike.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:00Shkruan: Emine A. VEZAJ

VËZHGIME RRETH MARTESËS NË TË DREJTËN ISLAME DHE LAIKE

Hyrje


Meqë martesa në të drejtën Islame konsiderohet si diçka e shenjtë, si mënyrë e vetme e vazhdimësisë së racës njerëzore, si traditë e Pejgamberëve, dhe si mënyrë e vetme e ruajtjes nga amoraliteti, vendosa që në këtë punim seminarik të shtjelloj në pika të shkurtra atë që është e drejtë në sheriatin Islam, dhe atë që e ndalon sheriati Islam, por në një kombinim aty këtu jam mundur të paraqes edhe të drejtën laike si analogji të vetme në këtë drejtim. Në këtë punim jam munduar të shtjelloj atë që sheriati Islam e rekomandon, dhe që e sheh si mënyrë të vetme dhe të drejtë të mbrojtjes së institucionit të shenjtë të quajtur familje. Të gjitha burimet që janë shfrytëzuar në këtë punim, janë mbështetur në literaturën burimore Islame.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:56Shkruan: Emine Vezaj

‘Hyjnesha e Bukurisë’

Japonezja njëzet vjeçare Riyo Mori, fitoi në Konkursin “Miss Bukuria” në Mexico City dhe u shpall “Bukuroshja e Botës”. Konkuruesja e Amerikës u gjend në vendin e pestë, siç po arsyetohen për shkak të pikëpamjeve të dyshimta të SHBA-ve në statusnin e emrigracionit, ndërsa konkuruesja e Meksikës u gjend “askund” për asrye të ‘veshjes’ të dekoruar me simbole fetare e imazheve brutale të rebelimeve të 1920-tës, për “shije të dobët”.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:54Shkruan: Hajrudin Muja

VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI

Ne romanin " Mbi heronjte dhe varrezat" kryeveper e shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur mendueshem, nje debat fantastik midis nje anarkisti dhe nje veprimtareje feministe. Ndersa kjo e fundit rreket te vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash "burrerrore" qe gruaja mund te beje), anarkisti cinik shton me qetesi se gruaja mund te behet edhe boksiere.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:52Shkruan: Ervin Hatibi

Familja e zgjeruar dhe sfidat bashkëkohore

Familja e zgjeruar përkufizohet si një grup prej tre ose me shumë brezash që jetojnë së bashku ose brenda së njëjtës banesë ose shumë pranë njeri tjetrit. (A. Giddens) Nuk është e thënë që familja e gjerë të jetojë nën një çati, por normalisht anëtarët jetojnë afër njëri-tjetrit dhe punojnë së bashku në grupe. Familja që jeton në një shtëpi quhet “e zgjeruar në kuptim të banimit”, ndërsa ajo anëtarët e së cilës kanë role të njëjta dhe janë të varur e të lidhur ngushtë në mes veti, por janë pak a shumë të shpërndarë quhet “funksionalisht e zgjeruar”.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:51Shkruan: Emine A. VEZAJ

Femra dhe pasojat e luftës: Të dhunuarat, edhe pavarësia nuk i gëzon

Historiografia shqiptare gjer më sot ka lënë pa trajtuar shumë momente dhe ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit shqiptar dhe që, në më të shumtën e rasteve janë mbetur të pa prekura gjer më sot. Trojet shqiptare, në përgjithësi, dhe Kosova në veçanti, fituan gjatë shekujve rëndësi të jashtëzakonshme për mbretërit e sulltanët, të cilët dëshironin të dominonin dhe të ruanin influencën e tyre në Gadishullin Ballkanik.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 08:49Shkruan: Emine A. VEZAJ

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme