Suksesi i garantuar

PARATHËNIE



Synim i çdo njeriu është që të ketë sukses në jetë. Prandaj, secili njeri bën përpjekje, që të arrijë sukses: në shkollë, në punë, në dashuri, në sport, në studim, në familje, në jetë përgjithësisht. Por, nuk mjafton të kemi dëshira dhe të bëjmë përpjekje. Dëshirat dhe përpjekjet tona duhet të jenë të harmonizuara me qëllimin e mirë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:48Shkruan: Dr. Milazim Krasniqi

Djaloshi guximtar A l i u radijallahu anhu

Hazreti Aliu r. a. dhe
Pejgamberi Muhammedi alejhisselam



Pejgamberi Muhammedi alejhisselam e kishte mixhën me emrin Ebu Talib. Ebu Talibi ishte tepër i kujdesshëm ndaj Muhammedit a. s. Pikërisht ky u kujdes për Pejgamberin e Zotit në shtëpinë e tij nga mosha gjashtë vjeçare e Muhammedit a. s. Tërë kohën që e kaloi tek ai, mixha është sjellur ndaj tij si ndaj të birit të vet. I ka ofruar dashuri dhe kujdes sikur edhe çdo baba i kujdesshëm. Në anën tjetër, Muhammedi a. s. e ka dashur dhe thellë e ka respektuar mixhën e vet. Pejgamberi i Allahut ka jetuar te Ebu Talibi deri te martesa e tij me hazreti Hatixhen radija’ll-llahu anha, kur edhe u transferua në shtëpinë e tij vetjake.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:45Shkruan: M. S. Kayani - Hurem Murad

MIRË SE VINI NË BOTËN E MILINGONAVE! - WELCOME TO THE WORLD OF THE ANTS!

Gjatë rrugës për në shkollë, Omeri ecë pranë kopshtit të një shtëpie matanë rrugës dhe qendron aty pakë.

Në këtë kopsht jeton një mik i tij i veçant. Askush nuk e njeh këtë mik por Omeri e don shumë. Omeri asnjëherë nuk harron ta vizitoj mikun e tij dhe kënaqet shumë me miqësinë e tyre.

On his way to school every day, Omar walks over to the garden of the house across the street and waits there for a while. A very special friend of his lives in this garden. No one knows this friend, but Omar loves him a lot. Omar never forgets to visit his friend, and enjoys their friendship a lot.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:42

NJË VËSHTRIM ISLAMIT

ISLAMI DHE MUSLIMANËT

Fjala arabe “Islam” do të thotë paqe, nënshtrim dhe dëgjueshmëri. Feja islame është pranimi i plotë e mësimeve dhe këshillave nga Zoti që ia ka shpallur Pejgamberit të Tij, Muhammedit alejhisselam

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:41

TË KUPTUARIT E ALL-LLAHUT NË ISLAM

Është një e vërtetë e njohur, se çdo gjuhë ka një apo disa shprehje që kanë të bëjnë me Zotin, ndonjëherë edhe me të ashtuquajtura perëndi më të ulëta. I tillë nuk është rasti me fjalën All-llah. All-llah është emri personal i Zotit, Një, të Vërtetë. Pos Tij asgjë s’mund të quhet All-llah. Shikuar nga aspekti gramatikor, fjala All-llah s’ka as shumës as gjini. Kjo tregon se është e veçantë në krahasim me fjalën Zoti (Perëndia) nga e cila gramatikisht bëhet shumësi zotërat (perënditë) si dhe forma femërore zotëresha (perëndesha). Është interesant të konstatohet që All-llahu është emri personal i Zotit në armenishte, gjuha e Isaut alejhisselam dhe gjuhë motër e arabishtes.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:40

KONCEPTI I ADHURIMIT – LUTJES NË ISLAM

Koncepti i adhurimit – lutjes në Islam keqkuptohet nga shumë njerëz, duke përfshirë edhe disa muslimanë. Zakonisht adhurimi – lutja konsiderohet si kryerje rituale, siç janë: namazi, adhurimi, bamirësia etj. Ky kuptim i kufizuar i adhurimit paraqet vetëm një pjesë të domethënies së adhurimit në Islam. Për këtë arsye përkufizimi tradicional i adhurimit në Islam është përkufizim i gjerë që përfshinë pothuajse çdo gjë në aktivitetin e individit.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:38

Ç’THONË TË TJERËT PËR ISLAMIN

Islami që iu shpall Muhammedit alejhisselam është vazhdimi dhe kulmi i të gjitha feve paraprakisht të shpallura, kësisoj ai është për të gjitha kohët dhe për të gjithë njerëzit. Ky status i Islamit mbështetet në fakte të qëndrueshme. Së pari, nuk ekziston asnjë libër deri më sot i shpallur në formë dhe me përmbajtje të njëjtë siç u shpall ky. Së dyti, asnjë religjion tjetër i shpallur nuk ka ndonjë arsye bindëse për t’u bërë udhërrëfyes në të gjitha rrugët e jetës së njeriut për të gjitha kohët, kurse Islami e drejton njerëzimin aty ku duhet dhe ofron udhërrëfimin fundamental për të gjitha problemet njerëzore. Për më tepër, ai e ka përballuar sprovimin 1400 vjeçar dhe disponon me të gjitha potencialet për themelimin e një shoqërie ideale, ashtu siç bëri nën udhëheqjen e Pejgamberit të fundit, Muhammedit alejhisselam.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:37

TË DREJTAT E NJERIUT NË ISLAM

Pasi që All-llahu është Absolut dhe Zot i Vetëm i njerëzve dhe i Gjithësisë, Ai është Krijues Suprem, i Amshueshëm dhe Furnizues, Mëshirues, mëshira e të Cilit përfshinë çdo qenie. Njerëzit në thelb janë të njëjtë dhe asnjë dallim i vërtetë nuk guxon të bëhet midis tyre, në llogari të dallimeve aksidentale siç janë kombi, ngjyra apo raca. Çdo qenie njerëzore disi është e lidhur me të tjerët dhe të gjithë bëhen një bashkësi e vëllazëruar në adhurimin e të Mëshirshmit All-llah të Universit. Në një atmosferë aq hyjnore Feja islame dhe të besuarit në Një All-llah, qëndron në mënyrë dominante e qendrore dhe detyrimisht urdhëron konceptin mbi unitetin dhe vëllazërimin e njerëzimit.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:35

GUSLI - PASTRIMI

Gusël apo pastrim do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë (duke e përfshirë në tërësi). Gusli apo pastrimi është një ndër obligimet e Sheriatit islam.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:34

SI TA FALIM NAMAZIN

“Gjithsesi namazi për besimtarët është detyrim në kohë të caktuar”. (Kur’ani: 4, 103)

“Ajo që e dallon besimtarin nga jobesimtari është namazi”. (Muhammedi alejhisselam)

Namazi është kushti i dytë i Islamit pas Shehadetit, për­ndryshe ai është kushti i parë praktik i Islamit. Namazi është manifestim prak­tik i dëshmisë islamemeqë paraqet lidhjen e drejtpërdrejtë midis krijesës dhe Krijuesit, andaj prej këtu puna e parë për të cilën do të pyetet muslimani në botën e amshue­shme është pikërisht namazi.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:33

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme