PUBERTET

I biri: A ėshtė e vėrtetė qė puberteti ėshtė faza e humbjes dhe devijimit nga Rruga e Drejtė?

Babai: Jo, biri im. Sa mė tepėr qė njeriu zhvillohet fizikisht dhe psikikisht aq mė shumė bėhet i prirur pėr seriozitet nė fe dhe nė çėshtje tė kėsaj bote. Allahu e ushqen kėtė prirje posa njeriu t'i afrohet pubertetit. Si rrjedhim, ata qė humbin dhe devijojnė nga Rruga e Drejtė janė ata qė e mohojnė fenė dhe vrapojnė egėrsisht pas dėshirave tė tyre.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:40

Mësim-besimi nevojë e kohës apo mungesë e kahmotshme

Jetojmë në kohën kur njeriu dëshiron ta fshehë të vërtetën nën kthetrat e politikës ditore pa marrë parasysh se cilat janë pasojat, kujt do i bën dëm… pa mos u menduar se dëmi do t’u bie në “qafë” fëmijëve tanë/gjeneratave të reja. Pra, në këtë kohë të pakohë, s’do mend se në shoqëri lindin probleme të natyrave të ndryshme për të cilat gjithmonë e fajësojmë tjetrin e assesi nuk bëhen fajtorë ata që e sollën shoqërinë në buzë të humnerës së quajtur kataklizëm.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:11Shkruan: Fatime Beshiri

MOSHATARËVE TË MI

Hamdi i qoftë Allahut, Zotit të botërave, Krijuesit, Ligjëdhënësit, i cili thotë:

“Kjo është rruga ime e drejtë, shkoni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (El En’am: 153)
Salavatet qofshin mbi vulën e të dërguarve, Muhamedin a.s. për të cilin Allahu xh.sh. thotë: “Vërtet ti je me moral të lartë. ” ( El Kalem:4)

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:09Shkruan: Afrim ef. TAHIRI

Islami – familja – interneti

PLANIFIKIMI FAMILJAR I PARË NË OPTIKËN ISLAME



Kjo qështje nuk është një problem që tani paraqitet për herë të parë, as ndër ne e as në arenën ndërkombëtare. Edhe tek civilizimet e lashta Babilonase, Egjiptase, Greke etj. ka qenë prezente qështja e shtimit të popullsis ose mosshtimit të sajë, ngase mbi këtë bazë vendosej fati dhe e ardhmja e shumë popujve e përendorive.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:07Shkruan: Dr. Ramiz Zekaj

Fëmijët dhe lojërat e dhunshme kompjuterike

“Papritur u ngrit nga ku qe ulur dhe filloi të bërtas. Dukej i tërbuar ngase nuk mund ta vriste njeriun që shtinte në të. U ul për të provuar përsëri. ...”

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:06

LETËR STUDENTIT MUSLIMAN

I lindur më 1906 në Egjipt, Hassan el Benna, rrjedh nga një familje dijetarësh. Më 1928, ai formoi shoqërinë e quajtur Ikhvan el-Muslimin (Vëllezërit Myslimanë). Kjo lëvizje, që kishte për qëllim ripërtëritjen e Islamit u shtri shpejt nëpër Egjipt e rajon. Në dhjetor 1948, Organizata e Vëllezërve Myslimanë u shua përderisa mijëra nga anëtarët e saj u arrestuan. Hassan el Benna i pati shpëtuar arrestit për tu vrarë në shkurt të vitit 1949.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 10:04Shkruan: Sejjid Hassan el Benna

TA MËSOJMË FENË TONË - ISLAMIN

Fëmijë të dashur!

Kjo libër tregon për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Mos harro, këto janë çështje shumë të rëndësishme, që do t’iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:55

Nga udhëtimi nëpër Shqipëri

Një grup intelektualësh nga Kosova në organizim të Fondacionit “Atmosfera” në Prizren, shoqatë arsimore nga Turqia, e shtrirë në më se njëqind vende të botës me projekte arsimore, vizituam Shqipërinë nga data 21 - 23 prill 2006.
Pika qendrore e vizitës ishte Festa Ndërkombëtare e Ditëlidnjes së Muhammedit a.s. e mbajtur për 23 prill 2006, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. El-hamdu lil-Lah, në këtë pallatë të kohës së “xhaxhit”, ku i duartrokitej detyrimisht vetëm Partisë së Punës, tash para disa mijë njerëzve këndohej Kur’an, ilahi e kaside, recitale e të tjera. Madhërohej Allahu dhe bekohej pejgamberi Muhammedi a.s.
Pas përfundimit të programit qendror, me një entuziazëm dhe emocione të papërshkruara për personalitetin e Muhammedit a.s., gjatë dy ditëve vizituam disa kolegje e medrese në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Cerrik. Çdokund pritje e përzemërt dhe miqësore, pritje vëllai-vëllait.
Me këtë rast do të shkëpus vetëm një shkëndijë nga ky udhëtim, një shkëndijë nga Cerriku, shkëndija e quajtur Filan Filani (hiqet emri), nxënës i vitit IV-të në Medresenë e Cerrikut.

N. Ibrahimi

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:53Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Nga udhëtimi nëpër Shqipëri - 3

Këtë javë kemi shkëndijën e tretë, rrëfimin e një nxënësi tjetër, D. D., i cili sikur edhe shokët tjerë, nuk guxon të deklarohet me emër e mbiemër për siguri të vetvetes dhe të shokëve të tjerë. Pasojat e disponimit antiislam në Shqipëri ende janë të pranishme.
Djaloshi është nxënës i vitit të katërt, tejet i përkushtuar për Islamin, ka prirje për shkencat matematikore, është pjesëmarrës në olimpiadën e matematikanëve të Shqipërisë dhe shpreson të jetë ndër të parët në garat kombëtare. Po ashtu, shpreson të studiojë matametikën, informatikën apo ndonjë fakultet të afërm me këto. Është djalosh shumë i sinqertë, inteligjent dhe do të shtoja: brezi i shpresës, i ndritshëm për Shqipërinë!”
N. Ibrahimi

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:52Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Nga udhëtimi nëpër Shqipëri - 2

Javën e shkuar lexuam shkëndijën e parë, rrëfimin e iks-nxënësit nga Shqipëria se si e njohi, si e gjeti fenë e tij, Islamin.
Këtë javë kemi shkëndijën e dytë, rrëfimin e një nxënësi tjetër, i cili për fat të keq, nuk guxon të deklarohet me emër e mbiemër për siguri të vetvetes dhe të shokëve të tjerë. Regjimi real-socialist dhe atmosfera antiislame në Shqipëri ka lënë pasoja …
Do ta respektojmë dëshirën dhe kërkesën e tij për anonimitet. Djaloshi është nxënës i vitit të katërt, tejet i përkushtuar për Islamin dhe shpreson të studiojë në Universitetin e Tiranës, ku tashmë ka aplikuar. Në pyetjen time se “mos po e harron Islamin” përgjigjet: “Estagfirullah!”
N. Ibrahimi

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:50Shkruan: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme