Varësia nga të qenët online

Në rrethanat profesionale dhe private, përdorimi i internetit deri në një farë mase është i vetëkuptueshëm. Pa dyshim është një medium i dobishëm dhe argëtues. Mirëpo gjithnjë e më qartë shihet se mund të zhvillohen edhe forma problematike po madje edhe vartëse të përdorimit të tij.

Vazhdo leximin!

E Martë, 1 Qërshor 2010, 19:56

A duhet të punojë muslimani?

Omer ibn El-Hatabi e kishte zakon, gjatë udhëheqjes së tij, të hyj në xhami dhe të kontrollojë se kush vallë po qëndron pa punë, ndërkohë që të gjithë angazhoheshin duke punuar me diçka.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 11 Prill 2010, 14:05

Të rinj dhe të pa shpresë!

Në një shtet ideal një titull i tillë do të konsiderohej një oksimoron. Rinia është një fazë e përkohshme e ciklit të jetës, por në të njëjtën kohë edhe faza më vendimtare e jetës. Rinia, mosha prej 15 deri 25 vjet, është një periudhë jetë që karakterizohet me shumë energji, vullnet dhe elan. Por, të jesh i ri, i pa punë dhe i pa shpresë është skenari më trishtues që mund të imagjinohet. Raporti që pat sjellë Qendra për Studime Psiko-Sociale dhe Mjekësore e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mbi pesimizmin e të rinjve kosovar (Ekspress, 13 Gusht) ishte për keqardhje. Por, me keqardhje vetëm mund të solidarizoheshim me këtë shtresë shoqërore, prandaj duhet menduar për politika zhvillimore që do ta përmirësonin këtë gjendje të mjerueshme. Sa për freskim të kujtesës, t’i përkujtojmë disa nga konkludimet e raportit: çdo i treti i ri kosovarë mendon se nuk ia vlen të jetohet në Kosovë, kurse çdo i katërti mendon se nuk ia vlen jeta që bëjnë; të rinjtë e moshës 21 - 26 janë më pesimistët; 72.7 për qind e të anketuarve nuk kanë një vend pune, kurse 54.8 për qind e tyre duan të studiojnë apo të vazhdojnë studimet...

Vazhdo leximin!

E Martë, 24 Nëntor 2009, 20:49Shkruan: Jeton Mehmeti

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?'

Vazhdo leximin!

E Shtunë, 10 Tetor 2009, 20:55

ROBOTIZIMI I NJERIUT DHE HUMBJA

Në mjekësi janë të njohura rastet kur, mjete të ndryshme medicinale, përmes intervenimeve kirurgjike implantohen në trupin e njeriut. Këto pajisje si: pacemarkera apo stimulues kardiak, pajisje metalike ortopedike, pompa medicinale, e shumë të tjera gjithmonë implantohen tek pacientët me qëllimin më të mirë, në mënyrë që atyre t’iu shpëtohet apo zgjatet jeta, që konstrukti i trupit të tyre të merr formë normale, etj. Pra me një fjalë, të gjitha këto mjete kanë qëllim shumë human. Gjersa mjeti i implantuar për të cilin do të bëhet fjalë në vazhdim të këtij teksti ka një qëllim dhe funksion tejet djallëzor.

Vazhdo leximin!

E Mërkurë, 26 Gusht 2009, 16:13Shkruan: Mr. sci. Saad R. Gashi

Vlera e fëmijëve në Islam

Muhammedi a.s. si një pejgamber që fillimisht është dërguar në një shoqëri ku vajzat e vogla varroseshin për së gjalli, urdhëronte trajtimin e barabartë të fëmijëve dhe shfaqjen e dashurisë së njëjtë, si ndaj djemve ashtu edhe ndaj vajzave.
Njeriu vetë në Islam quhet si “ahsen-i takvim” (qenie e krijuar në formën më të bukur), po i tillë do të konsiderohet, normalisht edhe fëmija apo i vogli i njeriut. Andaj edhe për fëmijët flitet si në Kur’an ashtu edhe në Sunnet. Kurse Omeri r.a., ishte ai që në cilësi të kryetarit të shtetit islam (halif), fëmijëve deri në moshën madhore u kishte lidhur nga një pagë prej 100 dirhemësh.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 11:33Shkruan: Mr. Rejhan Neziri

DASHURIA PËR NËNËN

Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetëm me shpresë se do t’u pëlqej shumë...Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 11:28

Çfarë do të thotë të jesh i ri në Kosovë?

“Shpesh dëgjojmë se rinia thotë: nuk dua të jetoj sipas arsyes së tjetrit, do të mendoj vet. E pse të mendohet për atë që është e njohur. Merë ç’është e gatshme dhe shko më tej. Këtu qëndron fuqia e njerëzimit”. (Leon Nikollaeviç Tolstoj)

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 11:26Shkruan: Emine A. Vezaj

Adoleshentët në sfidën e integrimit në botën e të rriturve

Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do te thotë “rritem” ose “maturohem”. Adoleshenca është nje moshe delikate, kritike për shkak te ndryshimeve te shumta psikike dhe sidomos fiziologjike që ndodhin tek njeriu. Zhvillimi bëhet me ritme të shpejta, por më shumë ndryshime shfaqen edhe në planin e formimit të personalitetit. Karakteristika kryesore e tij është paqëndrueshmeria e personalitetit. Vlerat e kundërta sociale, morale, synimet, dëshirat e tendencat bashkëjetojnë dhe luftojnë kundër njera-tjetres, duke përcaktuar kontradiktat e karakterit.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 11:24Shkruan: Dhurata Kazazi

Djali "trendy" nga Tirana, si u bë mysliman

Ai quhet Genti, është 25 vjeç dhe prej më shumë se gjashtë vjetësh është kthyer në një besimtar dhe praktikant i rregullt i fesë islame. Është veshur thjesht, bukur, ku më shumë dominon ngjyra e bardhë. "Besimi më tregoi të vërtetën dhe më fali qetësinë", shprehet mes tjerash Genti.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 11:23

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme