IMAM EL-MATURIDIU (VD. 333H)

Muhammed ibn Muhammed ibn Mahmud Ebu Mensur es-Samarkandi el-Maturidi el-Hanefi (vd. 333) nga Maturidi në Samerkand, Shejh ul-Islami, njëri prej dy imamëve kryesorë të mutekelimëve të Ehli Sunetit, i njohur në kohën e tij si Imami i Udhëzimit (Imâm el-Hudâ), ai studioi nën Ebu Nasr el-`Ajadin dhe Ebu Bekr Ahmed el-Xheuzexhani. Prej nxënësve të tij kryesorë ishin `Ali ibn Se`id Ebu el-Hasan el-Rustughfani[1], Ebu Muhamed `Abd el-Kerim ibn Musa ibn `Isa el-Bezdewi, dhe Ebu el-Kasim Is’hak ibn Muhamed el-Hakim es-Samerkandi. Ai shkëlqeu në përgënjeshtrimin e Mu’tezileve në “Transoksianë” ndërsa bashkëkohësi i tij Ebu Hasan el-Esh’ariu bëri të njëjtën në Basra dhe Bagdad. Ai vdiq në Samerkand ku jetoi shumicën e jetës së tij. Themeluesi i (shtëpisë botuese) ‘Munirijje’ në Egjipt, Munir Abduh Aga shkruan:

“Nuk ka shumë diferencë (doktrinore) në mes Esh’arijve dhe Maturidijve, prandaj të dy grupet tani quhen Ehli Sunet we’l Xhemat”[2]

El-Maturidiu ia tejkalon Imam et-Tahaviut si transmetues dhe komentues i trashëgimisë së Imam Ebu Hanifes në Kelam. Që të dy, edhe Maturidiu edhe Tahaviu ndoqën Ebu Hanifen dhe shokët e tij në qëndrimin që besimi (el-îmân) konsiston në “bindje (besim) me zemër dhe afirmim (pohim, pranim) me gjuhë,” pa shtuar, siç bënë Maliku, Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli dhe shkollat e tyre, “veprim me gjymtyrë.” Maturidiu, siç është transmetuar gjithashtu edhe nga Ebu Hanife, shkoi aq larg sa për të deklaruar që themeli i besimit konsiston vetëm në besim me zemër, ndërsa shqiptimi me gjuhë është përbërës apo shtyllë suplementare (plotësuese) (rukn zâ’id). [3]

Prej veprave të el-Maturidiut:

* Kitab ut-Tewhid mbi doktrinën e Ehli Sunetit.
* Kitab Radd Awa’il el-Adilla, përgënjeshtrim i librit të titulluar Ewa’il el-Adil-le të autorit Mu’tezili el-Ka’bi
* Radd el-Tehdhib fi el-Xhedel, një tjetër përgënjeshtrim i el-Ka’bit ; [4]
* Kitab Bejan Awham el-Mu’tezile;
* Kitab Te’wilat ul-Kur’an (“Libri i interpretimeve të Kur’anit”), rreth të cilës Ibn Ebi el-Wefa’ ka thënë: ”Asnjë libër nuk i bën konkurencë atij, vërtetë asnjë libër as që i afrohet prej atyre që i paraprinë atij në këtë lëmi.”[5] Haxhi Halifa e citon si “Te’wilat Ehli Sunneh’ dhe citon definicion e el-Maturidiut në lidhje me dalimin e “sqarimit” (tefsiri) dhe “interpretimit” (te’vil):
“Tefsiri është përfundimi kategorik (el-kat`) që kuptimi i çështjes në fjalë është ky, dhe dëshmia para Allahut të Plotfuqishëm që kjo është ajo që Ai ka dashur të thotë me çështjen në fjalë; ndërsa te’vil është preferimi (terxhih) i njërit prej disa mundësive pa përfundim kategorik (të prerë) apo dëshmi.”[6]
* Kitab el-Mekalat;
* Me’akhidh el-Shara’i` në Usul ul-Fikh;
* El-Xhadal fi Usul ul-Fikh;
* Radd el-Usul el-Hamsa, një kundërshtim i pesë parimeve mu’tezilite të Ebu Muhammed el-Bahili;
* Radd el-Imama, një përgënjeshtrim i konceptit shi’it të Imamatit;
* El-Radd `ala Usul el-Keramita;
* Radd Wa`id el-Fussak, një përgënjeshtrim i doktrinës mu’tezilite që të gjithë mëkatarët e mëdhenj janë të mallkuar destinuar për ferr të përhershëm.

 

Shumica e shkollës hanefite e ndjekin el-Maturidiun në doktrinë, por ai qartazi ka arritur më pak famë sesa El-Esh’ariu për shkak se ky i fundit ka marrë pjesë në debate të panumërta për t’i mposhtur kundërshtarët e Ehli Sunetit ndërsa el-Maturidiu, siç thotë Imam el-Kewtheriu, “jetoi në një mjedis në të cilin novatorët nuk kishin fuqi.” Mungesa e përmendjes së Imam Ebu Mensur el-Maturidiut në Sijar-in e edh-Dhehebiut është një mangësi e madhe në atë kryevepër të historisë biografike.

Përktheu: Fatih Ibrahimi
{Shënim: Artikulli origjinal në gjuhën angleze përmban edhe disa citate nga libri Kitab ut-Tewhid të cilat janë lëshuar qëllimisht nga përkthimi.}

[1] Ai transmeton prej Imam Ebu Hanifes thënien: “Kul-lu muxhtehidin musiibun we el-hakku inda Allahi waahid.” “Çdo dijetar i cili përpiqet [drejt të vërtetës] ia ka qëlluar [çfarëdo qoftë rezultati i hulumtimit të tij], edhe nëse e vërteta tek Allahu është tjetër.” Prandaj, el-Rustughfani nuk u pajtua me el-Maturidiun, (ngaqë) ky konsideronte që Muxhtehidi është gabim në ixhtihadin e tij nëse ndryshon nga e vërteta. Ibn Ebi el-Wefa’, Tabakat el-Hanefijje (fq. 310, 362-363).
[2] Nemudhaxh min el-A’mal el-Hajrijje (fq. 134).
[3] Akaidi i Tahawiut, §62: “Besimi konsiston në pohim me gjuhë dhe pranim me zemër.” Shih “Ibn Ebi el-`Izz” Sherh el-`Akida et-Tahawijje (botimi 4, fq. 373-374, botimi 9, fq. 332). Shih poashtu Risala Ebi Hanifa ila `Uthman el-Batti në `Abd el-Fettah Ebu Ghudda, Nemedhij (fq. 21-28).
[4] Cf. Hajji Khalifa, Kashf al-Zunun (1:518)
[5] Ibn Abi al-Wafa’, al-Jawahir al-Mudiyya (p. 130)
[6] In Hajji Khalifa, Kashf al-Zunun (1:334-335)

Burimi: https://fibrahimi.wordpress.com/category/biografi-te-dijetareve/page/2/ 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme